Presidenti kolumbian: Problemi është me Trump-in, jo me SHBA-në
Presidenti i Kolumbis, Gustavo Petro, pasi u quajt “lider i drogës” nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump, tha të dielën se “problemi është me Trumpin, jo me SHBA-në” dhe mbrojti qëndrimin e Kolumbisë.
Petro shkroi në platformën sociale X se, pavarësisht mosmarrëveshjeve të tij me Trumpin ai i respekon historinë, kulturën dhe njerëzit e SHBA-së.
“Ata nuk janë armiqtë e mi dhe nuk mendoj se janë. Problemi është me Trumpin, jo me SHBA-në”, tha ai.
Petro iu përgjigj gjithashtu etiketimit të Trumpit ndaj tij si “trafikant droge”, duke thënë Kolumbia nuk ka qenë kurrë e pasjellshme me SHBA-në, përkundrazi, ajo gjithmonë e ka admiruar kulturën e saj.
“Nuk jam as biznesmen dhe as trafikant droge. Nuk kam lakmi në zemrën time. Nuk kam qenë kurrë në gjendje të pajtohem me lakminë. Një anëtar i mafias është dikush që mishëron lakminë, e cila është tipari përcaktues i kapitalizmit”, shtoi ai.
Petro argumentoi gjithashtu se anija e vënë në shënjestër nga SHBA-të në Karaibe me dyshimin për transportimin e drogës nuk i përkiste Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, ELN.
Sipas raportimeve, SHBA-të kishin pretenduar se anija e shënjestruar në Karaibe ishte e lidhur me ELN-në.
Trump e etiketoi Petron si një “trafikant të paligjshëm droge” dhe njoftoi se do të ndërpriste të gjithë ndihma financiare e SHBA-së për Kolumbinë.
Trump akuzoi Petron për promovimin e “prodhimit të drogës në shkallë të gjerë” në të gjithë vendin dhe pretendoi se prodhimi i drogës ishte bërë “biznesi më i madh i Kolumbisë”.
“Presidenti kolumbian Gustavo Petro është një trafikant i paligjshëm droge dhe Kolumbia nuk do të marrë pagesa apo subvencione nga SHBA-ja. Petro, një udhëheqës me vlerësim të ulët dhe shumë jopopullor, me një gojë të freskët ndaj Amerikës, më mirë t’i mbyllë menjëherë këto fusha vrasjesh ose Shtetet e Bashkuara do t’i mbyllin ato për të, dhe kjo nuk do të bëhet mirë”, tha Trump.
LEXONI GJITHASHTU:
Shtetësia nga lindja në SHBA, ekspertët: Trump mund të “shpërfillë” vendimin e Gjykatës
Droni rus përplaset në pishinën e mbyllur në Zaporizhia, katër të plagosur (VIDEO)
Sulmi masiv rus mbi Kiev, shkatërrohet plotësisht depoja humanitare e Kryqit të Kuq ukrainas
- 22:49 “Më shumë se futboll”: Bosnja para ndeshjes historike me SHBA-në
- 22:47 Parashikimi i Maradonës në vitin 2018: Në Kupën e Botës 2026, amerikanët do të copëtojnë ndeshjet në katër pjesë për reklamat!
- 22:39 Rama shpërndan deklaratën e avokatit: Një hap konstruktiv, nuk kemi kohë të humbim me BE-në! Protesta duhet të dialogojë me qeverinë
- 22:37 ‘Peshkaqenët blu’ të Botërorit, pse Kepi i Gjelbër është surpriza më e bukur e eventit?
- 22:33 Statistika: Jo vetëm cilësi, por edhe sasi, Olise është lojtari që ka përshkuar më shumë kilometra në ekipin e Francës
- 22:25 Gjermania prezanton paketën e reformave, ulje taksash dhe ndryshime në pensione e tregun e punës