Presidenti Meta dekreton ambasadorët e rinj në KiE, UNESCO dhe OKB
Presidenti Ilir Meta ka dekretuar lëvizjet e disa ambasadorëve shqiptarë në OKB, UNESCO dhe Këshillin e Europës.
Albana Dautllari u lirua nga detyra e ambasadorit të Shqipërisë në Misionin e Përhershëm të Republikës së Shqipërisë pranë Këshillit të Evropës, në Strasburg. Në vend të Dautllarit u emërua Dastid Koreshi.
Besiana Kadare, u lirua nga detyra e ambasadorit të Republikës së Shqipërisë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në Nju Jork dhe ambasador i Republikës së Shqipërisë, në Republikën e Kubës dhe u emërua ambasadore në UNESCO.
Ferit Hoxha, u lirua nga detyra e ambasadorit të Republikës së Shqipërisë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Edukimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO), dhe u emërua ambasador i Republikës së Shqipërisë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në Nju Jork dhe ambasador i Republikës së Shqipërisë, në Republikën e Kubës.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta