Presidenti Meta dekreton emërimin e Artur Kalasë në Gjykatën e Lartë
Presidenti Meta dekretoi sot emërimin e Artur Kalasë si gjyqtar të Gjykatës së Lartë.
Kalaja ishte një nga tre kandidaturat që shfaqën “integritet të lartë etik dhe profesional” në procedurën e nisur në muajin korrik nga Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) për plotësimin e vendeve bosh në Gjykatën e Lartë.
Bashkë me të kandiduan Asim Vokshi dhe Gent Medja. KLGJ i propozoi Presidentit ta emëronte Kalanë gjyqtar në fushën e së drejtës civile.
Me këtë emërim të ri, Gjykata e Lartë, bëhet me 8 gjyqtarë, nga 19 anëtarë, që duhet të ketë, sipas vendimmarrjes së KLGJ-së.
Përmes një njoftimi për shtyp Presidenti i bëri thirrje KLGJ-së që të vijojë pa vonesa procedurat për emërimet e tjera në mënyrë që ta kthejë sa më shpejt funksionalitetin e plotë të kësaj gjykate.
Kalaja është pjesë e sistemit të drejtësisë prej vitit 2000. Fillimisht ka qenë gjyqtar i Gjykatës së Elbasanit e më pas prej vitit 2006 në Gjykatën e Apelit Tiranë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Zyrtarët e drejtësisë japin propozime për strategjinë e reformës 2021-2025
- Rezultatet e “Drejtësisë së Re”, 155 gjyqtarë e prokurorë të shkarkuar, BKH ende nuk ka nisur punën
- Ambasadorja Kim: Koha që shqiptarëve t’u kthehet besimi te drejtësia
- Ambasadori Soreca: Epokë e re për sundimin e ligjit në Shqipëri
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West