Presidenti Meta dekreton Edi Ramën si kryeministër të Shqipërisë

11 Shtator 2021 | 10:32

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar emërimin e Edi Ramës si kryeministër i Shqipërisë.

Në dokumentin e publikuar në faqen zyrtare të Presidencës thuhet se dekretimi i Ramës bëhet në bazë të kushtetutës, pasi Partia Socialiste, pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve të 25 prillit nga KQZ, rezulton se ka shumicën e vendeve në Kuvend.

Disa ditë më parë socialistët propozuan zyrtarisht përmes një kërkese drejtuar presidentit, Edi Ramën si kryeministër.

Brenda 10 ditëve kryeministri i mandatuar i paraqet Kuvendit programin qeverisës dhe emrat e kabinetit të ri. Pas miratimit nga parlamenti qeveria e re shkon për dekretim tek presidenti i republikës, të cilin pak kohë më parë mazhoranca socialiste e shkarkoi nga detyra përmes një votimi në Kuvend.

Tensionet mes dy liderëve Meta-Rama u shtuan shumë para zgjedhjeve të 25 prillit, ku kreu i shtetit u përfshi shpesh në fushatë duke dalë hapur kundër qeverisë dhe kryeministrit. Por tonet duket se u zbutën nga presidenti pas zbardhjes së rezultatit të zgjedhjeve, ku fituese rezultoi PS.

Kjo nuk e pengoi PS të ngrinte një komision hetimor për kreun e shtetit dhe në limite të afateve kohore të votonte në Kuvend shkarkimin e tij nga detyra. Vendimi është tani në dorë të Gjykatës Kushtetuese.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026