Meta niset drejt Elbasanit: I kërkova ambasadorit Soreca ta përqendrojmë vëmendjen, ka rrezik për incidente
Presidenti Ilir Meta në një deklaratë për mediat nga Elbasani ku u nis menjëherë sapo hodhi votën e tij në kryeqytet tha se arsyeja e qëndrimit në këtë qytet është e qartë, për shkak të ngjarjes së rëndë të ndodhur disa ditë më parë, e cila siç tha ende nuk është zbardhur plotësisht.
Z. Meta tha se kishte folur në telefon me ambasadorin e Bashkimit Europian, Luigi Soreca të cilit i kishte kërkuar që ta përqendronin vëmendjen në këtë qytet për të shmangur incidente si ai i pak ditëve më parë.
“U njoftova që kishte nja dy probleme në nja dy qendra, teknike thuhet, por do njoftojmë KQZ të marrë masa. I kërkova ambasadori Soreca të përqendrohemi këtu edhe më shumë për të vëzhguar procesin, për të qenë në bashkëpunim, sidomos me përfaqësues të opozitës për të shmangur ndonjë incident që mund të dëmtojë atmosferën në Elbasan dhe arsye ka në këtë vend dhe arsye ka sepse kemi një ngjarje të rëndë që nuk është zbardhur ende”, tha kreu i shtetit.
Kreu i Shtetit pritet të ndjekë nga afër procesin e votimit në qytetin e Elbasanit, që nga qenë një nga qarqet me shumë tension gjatë fushatës elektorale.
Pikërisht në Qarkun e Elbasanit ka ndodhur edhe ngjarja më e rëndë e këtij procesi zgjedhor, ku një 56-vjeçar u qëllua me armë zjarri.
Presidenti Meta po monitoron procesin elektoral si dhe po zhvillon takime për të mbledhur informacion mbi ecurinë e zgjedhjeve deri tani.
Votat e pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit | E Vërteta me Fjalë
Kush janë kandidatët e ‘djegur’ nga sistemi që kanë marrë më shumë vota se sa deputetët e rinj
Astrit Patozi jep dorëheqjen si kryetar i Bindjes Demokratike
- 15:57 U zhduk në Ngushticën e Hormuzit, 30-vjeçari indian konfirmohet i vdekur
- 15:50 Andy Burnham zgjidhet lider i ri i Laburistëve në Britani: Premton ndryshim dhe rikthim të pushtetit te komunitetet
- 15:22 Tentoi të vriste 59-vjeçarin me thikë pas një konflikti në lokal, arrestohet 43-vjeçari në Elbasan
- 15:15 SHBA-të do t’i shesin 1.96 mld usd armatime Arabisë Saudite
- 14:45 Pas sulmeve të SHBA-së në infrastrukturën energjetike, Teherani thirrje qytetarëve: Zvogëloni konsumin e energjisë
- 14:41 Vatër zjarri në fshatin Mifol, zjarrfikësit në vendngjarje për të shuar flakët (VIDEO)