Meta publikon denoncimin e sipërmarrësit për survejim nga patronazhistët

19 Prill 2021 | 17:09

Presidenti Ilir Meta në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp ku u është drejtuar gazetarëve dhe sipërmarrësve bëri publik denoncimin e një sipërmarrësi, i cili pretendoi se ishte gjobitur padrejtësisht nga ana e “patronazhistëve”.

Z. Meta dënoi atë që e quajti shantazh të qytetarëve për votën, ndërsa nxiti institucionet shtetërore të hetojnë dhe qytetarët të mos e pranojnë këtë padrejtësi.

“Kam kaq kohë që biznesi im vetëm kërcënohet dhe gjobitet herë pas herë. Zbulova arsyen e vërtetë dhe personin, pra patronazhistin”, u shpreh denoncuesi Erion Mane, i cili drejton një agjenci turistike.

Sipërmarrësi denoncoi se ka marrë gjoba të herëpashershme nga autoritetet rrugore për një ligj të rrëzuar.

“Çdo të shtunë ka marrë gjoba të herëpashershme nga autoritete rrugore për një ligj të rrëzuar, pasi është bërë liberalizimi i licencave turistike,” u shpreh z. Mane.

Presidenti Meta tha se do të fillojë që nesër me hetimin e kësaj çështjeje, ndërsa ju drejtua qytetarëve duke u thënë të mos shesin lirinë e tyre.

Deri kur do të vazhdoni në shantazh dhe në presion? Qytetarë të Republikës, mos i dorëzoni liritë dhe të drejtat tuaja. Unë do të kërkoj që nesër hetimin e kësaj çështjeje.

Lajmi në përditësim…

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026