Presidenti Meta refuzon të tregojë emrat e ambasadorëve me sjellje ‘jokorrekte’
Presidenti Ilir Meta refuzon të tregojë emrat e ambasadorëve për të cilët deklaroi në përgjigjet për Gjykatën Kushtetuese se kanë ndërhyrë për të mbrojtur shkelësit e Kushtetutës dhe kanë treguar sjellje jokorrekte.
Pyetur nga Euronews Albania, kreu i shtetit tha se nga ana e presidentit kanë qenë marrëdhënie të shkëlqyera ato me ndërkombëtarët.
“Unë nuk jam këtu për të folur për marrëdhëniet ndërkombëtare, as të presidentit dhe askujt tjetër të cilat ju siguroj nga ana e presidentit me të gjithë kanë qenë marrëdhënie të shkëlqyera. Çdo gjë e mirë dokumentuar, çdo gjë konstruktive”, tha Meta.
Sa i përket përgjigjeve të dhëna për Gjykatën Kushtetuese ai tha se nëse ka dyshime këtij institucioni do të vihen në dipozicion materiale plotësuese.
“Për sa i takon pyetjes që ka bërë Gjykata Kushtetuese, është dhënë kjo përgjigje, ‘nëse shqetësimi juaj vjen nga pretendimet e Kuvendit përgjigjja është kjo që ju kam dhënë, por në qoftë se ju keni ndonjë shqetësim që unë s’e kam nga ndonjë vend partner, ju lutem ma thoni nga e keni ju sepse pastaj do ju jap materiale plotësuese’. Janë dorëzuar që në korrik materialet, dokumentet, anëtarëve të GJK”, tha kreu i shtetit.
LEXONI GJITHASHTU:
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet