Presidenti rumun: Rusia aktualisht nuk është e aftë të sulmojë NATO-n

26 Shtator 2025 | 13:42

Presidenti rumun, Nikušor Dan, ka thënë se shanset që konflikti të përhapet përtej Ukrainës janë “jashtëzakonisht të vogla” dhe se Rusia aktualisht nuk është e aftë të sulmojë NATO-n.

Në një intervistë me televizionin Digi 24, Dan vlerësoi se Rusia ka zhvilluar një “luftë informacioni” kundër botës perëndimore që nga viti 2014, duke u përpjekur të ndikojë në vendimet politike në vendet demokratike dhe të krijojë mosbesim ndaj modelit perëndimor.

“Rusia, me një ekonomi mesatare, po përpiqet të kompensojë mangësitë e saj ushtarake duke synuar popullsinë dhe duke ndikuar në vendimet e marra përmes votimit demokratik”, tha presidenti rumun.

Ai theksoi se vendet evropiane dhe perëndimore kanë treguar vendosmëri në mbrojtjen e territoreve të NATO-s, duke treguar shembullin e dronëve që hynë në hapësirën ajrore polake dhe reagimet e shpejta të ministrave të mbrojtjes të NATO-s në forcimin e mbrojtjes së krahut lindor.

Dan vlerësoi se solidariteti evropian në mbrojtjen e demokracisë është më i fortë se më parë, ndërsa Rumania është e pozicionuar mirë në sigurinë kibernetike, por mbetet prapa në shtypjen e dezinformimit.

“Ne duhet të mbrohemi në kohë reale kundër faqeve të rreme të internetit dhe manipulimeve që vijnë nga Rusia”, paralajmëroi Dan, duke shtuar se Rumania ndihmon në mënyrë aktive Moldavinë në mbrojtjen e hapësirës së informacionit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shembet ndërtesa 4-katëshe në Athinë, dyshohet për disa persona të bllokuar

Katër persona mbetën të bllokuar pasi një pallat katërkatësh u shemb sot në zonën e Petralona të Athinës, njoftoi brigada e zjarrfikësve. Sipas informacioneve të...
14:51 | 30/06/2026

BE-ja nis përgatitjet financiare për anëtarësimin e Malit të Zi

Komisioni Evropian miratoi një paketë financiare për Malin e Zi, me vlerë prej gati 3.2 miliardë eurosh. Së bashku me vendimin për nisjen e hartimit...
14:11 | 30/06/2026

Kryetarja e AfD: Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit rus

Kryetarja e Alternativës së krahut të djathtë për Gjermaninë (AfD), Alice Weidel, tha sot se Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit...
13:34 | 30/06/2026