Presidentja e Moldavisë: Rusia po synon të nxisë trazira dhe të blejë vota
Presidentja properëndimore e Moldavisë, Maia Sandu, e akuzoi Rusinë se po paguan “qindra persona” për ta destabilizuar këtë shtet para zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen gjatë kësaj fundjave.
Ish-republika sovjetike, që gjendet mes Ukrainës të përfshirë në luftë dhe Rumanisë – shtet anëtar i Bashkimit Evropian – vazhdimisht ka paralajmëruar për ndërhyrje ruse. Moldavët do të votojnë të dielën në zgjedhjet parlamentare.
“Qindra individë po paguhen [nga Rusia] për të nxitur trazira, dhunë dhe për të përhapur frikë”, tha Sandu në një video-adresim të transmetuar mbrëmjen e së hënës.
Ajo tha se “Kremlini po derdh qindra miliona euro për të blerë qindra mijëra vota”, teksa i bëri thirrje qytetarëve që të pengojnë rikthimin në pushtet “të atyre që tani po blejnë vota”.
Më herët gjatë së hënës, autoriteteve moldave thanë se kanë arrestuar 74 persona pasi u kryen 250 kontrolle në mbarë vendin. Këto bastisje ishin “të lidhura me një çështje penale mbi përgatitjet për trazira masive dhe destabilizim, të cilat ishin të koordinuara nga Federata Ruse përmes elementeve kriminale”, tha Policia përmes një njoftimi.
Sipas hetuesve, Rusia kishte planifikuar të trajnonte të rinj moldavë në Serbi për taktikat që do të përdoren kundër policisë gjatë protestave.
“Misioni i tyre: të organizojnë dhunë para dhe pas zgjedhjeve”, shkroi në X shefi i sigurisë kombëtare, Stanislav Secrieru.
FAST Albania arreston në Kavajë 26-vjeçarin e kërkuar nga Italia për trafik droge
Euronews siguron pamjet, momenti kur Refit Buzi liron ish-bashkëshorten pasi e kishte marrë peng (VIDEO)
Braçe pas lajmit për përplasjen me Ramën: Nuk më nxori njeri jashtë, të bëhet shembull ai që tregoi se çfarë ndodhi në mbledhje
- 16:18 “Za Fest” pushton kalanë e Rozafës, qindra artdashës në natën e dytë të festivalit
- 16:09 Hapat e parë drejt fitores, Pogradeci organizon edicionin e katërt të “Maratonës së Bebeve” (VIDEO)
- 15:51 Rrëzohet hidroavioni në SHBA, shpëtojnë 11 personat në bord (VIDEO)
- 15:38 Andrea Pirlo merr drejtimin e Italisë, “Axurrët” i besojnë legjendës misionin e ringritjes
- 15:36 Teuta nuk ndalet në merkato, zyrtarizon portierin brazilian Morales dhe sulmuesin portugez Martelo
- 15:14 FAST Albania arreston në Kavajë 26-vjeçarin e kërkuar nga Italia për trafik droge