Presidenti Trump vijon përpjekjet për votat, Biden pritet të prezantojë kabinetin

23 Nëntor 2020 | 06:49

Presidenti Donald Trump vijon të ndjekë kursin e golfit e në të njëjtën kohë nuk ka të ndalur as përpjekja e tij për t’u rizgjedhur në krye të Shtëpisë së Bardhë, ndonëse me më pak shpresa.

Një gjykatës në Pensilvani ishte rasti i fundit që hodhi poshtë një proces gjyqësor nga fushata Trump që kërkonte të zhvleftësonte miliona vota postare në këtë shtet të cilësuar një fushëbeteje. Ky veprim i hap rrugën Pensilvanisë që në javët në vijim të certifikojë fitoren e Joe Biden, ndonëse ekipi i Trump po apelon vendimin.

Nga ana tjetër presidenti i zgjedhur Biden të martën do të bëjë publike emrat e parë të zgjedhur për kabinetin e tij qeverisës.

Edhe përgatitjet për inaugurimin e tij në janar po përparojnë megjithëse pritet të jetë një festë e reduktuar për shkak të rreziqeve të përhapjes së koronavirusit.

Ekipi i tranzicionit i presidentit të zgjedhur po ecën përpara me planet  pavarësisht nga aksionet e Donald Trump për të pranuar dhe përpjekjet e tij të vazhdueshme për të penguar procesin e tranzicionit.

Sa i përket inaugurimit të janarit tanimë kanë nisur spekulimet se Trump nuk do të jetë i pranishëm në ceremoni.

Lexoni gjithashtu:

Hidhet poshtë padia e Trump, gjykatësi në Pensilvani: U paraqitën argumente të pabaza e akuza spekulative

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026