Presidenti ukrainas thirrje Rusisë për armëpushim

25 Shkurt 2022 | 07:46

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky i bën thirrje Rusisë për një armëpushim.

“Rusia do të duhet të flasë me ne herët a vonë se si t’i japim fund armiqësive dhe të ndalojmë këtë pushtim. Sa më shpejt të fillojë biseda, aq më të vogla do të jenë humbjet e Rusisë. Deri atëherë do të mbrojmë vendin tonë”, u shpreh ai në një deklaratë për mediat.

Presidenti nënvizoi se Ukraina deri më tani po lufton e vetme përballë ushtrisë ruse. Ai theksoi nuk kishte ndërmend të largohej nga kryeqyteti dhe se e dinte se ishte objektivi numër një i Rusisë.

Deri më tani raportohet për 137 viktima në Ukrainë, mes tyre edhe civilë. Gjatë natës Rusia ka sulmuar me raketa kryeqytetin Kiev.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aeroportet evropiane në alarm, sistemi EES sjell vonesa dhe radhë të gjata

Sistemi EES, një mekanizëm për regjistrimin e shtetasve të huaj që hyjnë dhe dalin nga zona Schengen, rrezikon të shkaktojë kaos në aeroportet evropiane gjatë...
17:26 | 02/07/2026

Firma e Bitcoin-it e promovuar nga Nigel Farage humb 15% të vlerës së aseteve

Një kompani e lidhur me Bitcoin, e promovuar nga Nigel Farage, ka humbur më shumë se 15% të vlerës së aseteve të saj, duke bërë...
17:26 | 02/07/2026

Prokurorët gjermanë akuzojnë Kievin se urdhëroi sulmin në Nord Stream në vitin 2022

Prokurorët gjermanë kanë akuzuar autoritetet shtetërore ukrainase për urdhërimin e sulmit me eksploziv në vitin 2022 në tubacionet e gazit Nord Stream që lidhin Rusinë me Evropën....
16:54 | 02/07/2026