Presidentja e KE-së: Rusia duhet të paguajë çmim të lartë për luftën në Ukrainë

15 Korrik 2022 | 22:43

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen deklaroi se Rusia duhet të paguajë një çmim të lartë për luftën në Ukrainë.

Deklarata e saj, vjen pasi Bashkimi Evropian ka propozuar paketën e re të sanksioneve kundër Moskës.

“Lufta brutale e Rusisë kundër Ukrainës vazhdon pa pushim. Prandaj, sot ne propozojmë të ashpërsojmë sanksionet tona kundër Kremlinit, t’i zbatojmë ato në mënyrë më efektive dhe t’i zgjasim deri në janar të vitit 2023″, shkroi ajo në Twitter.

Në paketën e re të sanksioneve, përfshihet ndalimi i importit të arit rus dhe ndryshime ligjore për të parandaluar masat aktuale që pengojnë dërgesat e ushqimit.

Masat e reja konsiderohen si një paketë e limituar sanksionesh në krahasim me gjashtë paketat e sanksioneve të mëparshme të vendosura që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat përfshijnë Gjermaninë plot tensione, kundra ekstremit të djathtë,! Çfarë dimë dei tani

Tensione të larta dhe përplasje mes Policisë dhe protestuesve shoqëruan konferencën e partisë së ekstremit të djathtë Alternative für Deutschland (AfD), ku mijëra demonstrues u...
21:43 | 04/07/2026

Protesta në Francë, kërkohet reformë e thellë në luftën kundër dhunës seksuale

Shoqatat feministe dhe të mbrojtjes së fëmijëve duan njohjen e “natyrës sistemike” të dhunës seksuale dhe një “ligj gjithëpërfshirës” për ta luftuar atë, në vend...
20:25 | 04/07/2026

Misteri i zhdukjes së Yu Ting, takimi i panjohur me dy shqiptarë, një oficer policie në pension dhe një prift

Kanë kaluar 45 ditë nga zhdukja e Yu Ting në zonën e Artemidës, pranë Athinës, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet pa një rezultat konkret. Gjatë kësaj...
18:26 | 04/07/2026