Presidentja e Kosovës, Osmani: Thirrjet anti-shqiptare në Kumanovë, të papranueshme

4 Gusht 2025 | 12:26

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar ndaj thirrjeve anti-shqiptare të dëgjuara gjatë një ndeshjeje në Kumanovë, duke i cilësuar ato si të papranueshme dhe të dëmshme për frymën e bashkëjetesës dhe respektit të ndërsjellë.

Në një deklaratë të lëshuar për mediat, Osmani theksoi se këto thirrje cenojnë vlerat e bashkëjetesës dhe qëndrimin e duhur që duhet të mbizotërojë në një shoqëri demokratike me aspirata evropiane. Ajo shtoi se shqiptarët janë një popull autokton në trojet e tyre dhe meritojnë të trajtohen me dinjitet dhe barazi, ashtu si çdo komunitet tjetër.

“Shqiptarët janë popull autokton në trojet e tyre, dhe ata meritojnë të trajtohen me dinjitet dhe barazi, ashtu si çdo komunitet tjetër,” tha Osmani.

Njëherësh, ajo shprehu shqetësim të thellë për mosreagimin e zyrtarëve më të lartë shtetërorë në Shkup ndaj këtyre thirrjeve urrejtëse, duke theksuar se kjo ka krijuar një hapësirë për përhapjen e retorikës që minon tolerancën ndëretnike dhe harmoninë në Maqedoninë e Veriut.

Ajo kërkoi nga institucionet e këtij vendi që të ndërmarrin masa të menjëhershme ndaj atyre që nxisin dhe përhapin urrejtje.

“Edhe më shqetësues mbetet fakti që zyrtarët më të lartë shtetërorë në Shkup nuk kanë reaguar ndaj kësaj gjuhe urrejtëse e përjashtuese, duke lënë hapësirë për retorika që minojnë tolerancën ndëretnike dhe harmoninë që vendi synon të ndërtojë në rrugën e tij drejt familjes evropiane”, deklaroi Osmani.

“U bëjmë thirrje institucioneve të Maqedonisë së Veriut që të ndërmarrin masa të menjëhershme kundër organizatorëve të këtyre thirrjeve, përgjegjësve dhe atyre që nxisin e përhapin urrejtje, duke dënuar çdo formë të gjuhës së urrejtjes , mbrojtur parimet e bashkëjetesës dhe tolerancës, si vlera bazë të një shteti që synon integrimin në BE”, tha Osmani.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Abdixhiku pranon Kuvendin e jashtëzakonshëm për shkarkimin e tij, ndërpret negociatat me Kurtin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas kërkesës për shkarkimin e tij nga drejtimi i partisë, duke bërë të ditur...
20:17 | 15/07/2026

Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të mërkurën se vendi po e shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin e lëngëzuar (LNG) nga...
18:07 | 15/07/2026

Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në

Ish-kryeministri i Kosovës dhe deputet i zgjedhur i DK-së, Avdullah Hoti ka festuar dërgimin e firmave që kërkojnë shkarkimin e kryetarit, Lumir Abdixhiku. “Forca e...
15:23 | 15/07/2026