Osmani dekoron futbollistët e Kosovës: Përfaqësuat në mënyrën më të denjë shtetin tonë

1 Prill 2026 | 12:00

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë ka dekoruar me Medaljen Presidenciale të Meritave lojtarët e kombëtares së Kosovës.

Gjatë takimit morën pjesë kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi, trajneri i Kosovës Franco Foda dhe futbollistët Vedat Muriqi dhe Valon Berisha.

Osmani gjatë fjalës së saj se ekipi i Dardanëve dëshmoi përkushtim e sakrificë në çdo ndeshje. Ajo theksoi se pavarësisht rezultatit të mbrëmjes së djeshme ndaj Turqisë ata do të mbeten në piedestalin më të lartë për krenarinë që i dhuruan popullit.

“Me nderin më të lartë të republikës së Kosovës, sot dekorojmë ekipin kombëtar të Kosovës në futboll, një ekip që me përkushtim, disiplinë dhe shpirt të jashtëzakonshëm ka përfaqësuar në mënyrën më të denjë të mundshme shtetin tonë në arenën ndërkombëtare”, ka thënë fillimisht Osmani.

“Sot me këtë dekoratë, republika e Kosovës e nderon punën, mundin, djersen e secilin prej jush. E nderon rezultatin tuaj, por mbi të gjitha e nderon krenarinë që ja keni dhënë secilin shqiptar, pavarësisht se ku jeton”, tha ajo.

Osmani gjithashtu u shpreh se ka besim të plotë që rruga përpara e ekipit të Kosovës të jetë edhe më e plotë dhe më e mirë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari jep detajet e konferencës: Erdogan përmendi Kosovën dhe konfirmoi angazhimin e Turqisë në KFOR

Gjatë një raportimi live nga Turqia për emisionin “Now me Erla Mëhillin”, gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha, solli detaje nga Samiti i NATO-s në...
22:02 | 08/07/2026

Bëhet korrigjimi në reklamën e Air Serbia, Kosova paraqitej si pjesë e Serbisë!

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, bëri të ditur se u bë korrigjimi në reklamën e Air Serbia, në  të cilën  Republika e Kosovës...
20:20 | 08/07/2026

Prattipati përsërit thirrjen: Kosova të furnizohet me gazin e lëngshëm natyror amerikan

E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, përsëriti thirrjen e saj që Kosova të diversifikojë furnizimet e saj me energji me...
19:15 | 08/07/2026