Presidentja Osmani do t’i dërgojë Kushtetueses komentet për bllokimin e Kuvendit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do t’i dorëzojë të martën Gjykatës Kushtetuese komentet e saj lidhur me çështjen e konstituimit të Kuvendit, konfirmoi këshilltari i saj për media, Bekim Kupina.
Ky veprim i Presidentes vjen pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila javën e kaluar vendosi masë të përkohshme që ndalon deputetët e sapozgjedhur të ndërmarrin veprime institucionale dhe pengon zhvillimin e çdo procedure për formimin e një qeverie të re. Kjo masë, e vendosur ex officio mbi bazën e një kërkese të Listës Serbe, do të qëndrojë në fuqi nga 5 deri më 30 shtator 2025.
Kupina nuk dha detaje mbi përmbajtjen e komenteve që do të dorëzojë presidentja, por theksoi qëndrimin e saj të vazhdueshëm:
“Askush nuk duhet të ketë të drejtën të bllokojë institucionet, e rrjedhimisht shtetin. Ashtu siç parashihet në nenin 57(4) të Kushtetutës, realizimi i të drejtave të komuniteteve është i pandashëm nga detyrimi për të respektuar ligjet e Republikës së Kosovës dhe për të mos i cenuar të drejtat e të tjerëve.”
Vendimi i Kushtetueses ka shkaktuar debat të gjerë në opinionin publik dhe në skenën politike, pasi konsiderohet si një precedent i pazakontë që pezullon funksionimin normal të institucioneve pas zgjedhjeve. Në pritje të opinionit të Presidentes dhe vendimit përfundimtar të Gjykatës, situata politike në Kosovë mbetet e tensionuar.
Çollaku komenton Kuvendin Kombëtar të protestës: Është kurth për ta shuar
Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës
Sekuestrohen 46 kg kanabis në Rinas pas kontrollit të fluturimit Toronto-Tiranë, dy persona nën hetim
- 22:26 Sagnol: Michael Olise është futbollisti më i mirë në botë, meriton “Topin e Artë”
- 22:24 Çollaku komenton Kuvendin Kombëtar të protestës: Është kurth për ta shuar
- 22:23 Zvicra kalon në 1/8 e finales, mposht bindshëm Algjerinë me dy gola në Vancouver
- 22:23 E pabesueshme! Prekja e topit me flokë i mohoi Kroacisë barazimin ndaj Portugalisë
- 22:17 Harry Kane thyen rekorde, por jo tregun: pse një nga futbollistët më të mëdhenj të botës nuk është një supermarkë?
- 22:15 Atentati ndaj Donald Trump në 2024! Publikohet raporti që zbulon dështimet operacionale nga Shërbimi Sekret