Presidentja sllovake nuk synon mandat të dytë: Fati i shtetit nuk varet nga 1 person
Presidentja sllovake, Zuzana Çaputova nuk planifikon të garojë për një mandat të dytë në zgjedhjet presidenciale të marsit 2024. Ajo e ka bërë të ditur këtë vendim të martën, duke përmendur “arsye personale”.
Megjithatë, vendimi i saj mund të ketë ndikim në disa aspekte, pasi ajo është parë si garantuese e dërgimit të armëve në Ukrainë, vendim që nuk është mirëpritur në Sllovaki.
Ka pasur spekulime në mediat amerikane dhe ato sllovake se ajo mund të jetë pasardhëse e Jens Stoltenbergut, që aktualisht e ka pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s.
Çaputova ka thënë se pas shumë vjetëve të krizave politike dhe shumë ndryshimeve në qeveri, ajo nuk ka fuqi edhe për pesë vjet në pushtet, por do ta përfundojë mandatin aktual, siç ka premtuar.
“Fati i një shteti nuk varet nga një person”, u ka thënë ajo gazetarëve në Bratisllavë.
Ajo ka thënë se ka figura tjera që mund të vazhdojnë rrugën e saj. Çaputova, avokate liberale, është zgjedhur papritur si gruaja e parë në krye të Sllovakisë, më 2019.
Ajo u ka dhënë zë protestave kundër korrupsionit, të nxitura nga vrasja e gazetarit hulumtues, Jan Kuciak dhe të dashurës së tij, një vit para se ajo ta merrte pushtetin.
Çaputova është përballur me komente armiqësore për qëndrimin e saj ndaj Moskës, prej nisjes së luftës në Ukrainë, përfshirë kërcënimet online për familjen e saj.
LEXONI GJITHASHTU:
Atentati ndaj Donald Trump në 2024! Publikohet raporti që zbulon dështimet operacionale nga Shërbimi Sekret
U rrëmbye nga persona të armatosur në qershor, gjendet e vdekur gazetarja në Meksikë
Zjarr masiv në Costa Brava të Spanjës, izolohen mbi 10 komunitete turistike
- 22:26 Sagnol: Michael Olise është futbollisti më i mirë në botë, meriton “Topin e Artë”
- 22:24 Çollaku komenton Kuvendin Kombëtar të protestës: Është kurth për ta shuar
- 22:23 Zvicra kalon në 1/8 e finales, mposht bindshëm Algjerinë me dy gola në Vancouver
- 22:23 E pabesueshme! Prekja e topit me flokë i mohoi Kroacisë barazimin ndaj Portugalisë
- 22:17 Harry Kane thyen rekorde, por jo tregun: pse një nga futbollistët më të mëdhenj të botës nuk është një supermarkë?
- 22:15 Atentati ndaj Donald Trump në 2024! Publikohet raporti që zbulon dështimet operacionale nga Shërbimi Sekret