Sula: Qëllimi i Ramës e i Veliajt është që në krye të SPAK të vendosin një tjetër

2 Shtator 2022 | 12:04

Deputeti Dashnor Sula, në një intervistë për Euronews Albania është shprehur se në Kuvend është depozituar një shkresë nga SPAK për zgjatjen e mandatit të Arben Krajës dhe të prokurorëve.

Sula, tha se Arben Kraja është njeri i pakorruptuar ndërsa shtoi se SPAK është në rrugën e duhur për të arritur rezultate të suksesshme.

“Arben Kraja është person i pakurruptuar siç janë dhe disa të tjerë. SPAK nuk ka arritur atë që duhet të arrinte por po ndjek një rrugë që do të japë rezultate të suksesshme. Unë di që ka një shkresë pranë Kuvendit të Shqipërisë, ku kërkohet nga ana e të gjithë SPAK që të ndryshohet ligji përsa i përket zgjatjes mandatit të Krajës dhe të prokurorëve të SPAK. Unë jam totalisht që të mos ketë afat për prokurorët e SPAK. “- tha Sula.

Më tej theksoi se qëllimi i Kryeministrit Edi Rama dhe i Erion Veliajt është që në krye të SPAK të vendosin një person tjetër.

“Edi Rama, Veliaj kanë qëllimet e veta për të vendosur një person tjetër në SPAK. Unë  e mbështesë pa diskutim zgjatjen e mandatit.”- nënvizoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zgjidhet Kryetarja e re e Këshillit Kombëtar të PD-së, ja kush e zëvendëson Palokën

Gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, që u zhvillua këtë të mërkurë, është zhvilluar votimi për përbërjen e re të këtij forumi drejtues....
22:37 | 01/07/2026

Muça: Berisha i bëra listat e kryesisë me ata që ishin në protestë

Gazetari Flogert Muça ka folur për Euronews Albania në emisionin “Now” me Erla Mëhillin. Muça ka komentuar listat e propozuara nga kreu i PD-së, Sali...
22:24 | 01/07/2026

“Nuk e dija që do isha kandidate për kryesinë”, Grimci: Kisha bërë kërkesë por ja kur e mora vesh..

Eda Grimci, ka folur në Now pas zbardhjes së listës së kandidatëve të propozuar për anëtarë të Kryesisë të Partisë Demokratike, ku dhe ajo është...
22:10 | 01/07/2026