Presion për dialogun? Jeta Xharra: Të provojnë ta rrëzojnë sërish Kurtin, do kthehet me 80% mbështetje

15 Shkurt 2021 | 20:53

Gazetarja Jeta Xharra është e mendimit se qeveria e drejtuar nga Albin Kurti do të jetë tejet e qartë për sa i përket dialogut me Serbinë dhe se në këtë pikë ndërkombëtarët nëse do të ndërhyjnë për të destabilizuar pozitat e tij qeverisëse thjesht do t’ia shtojnë atij popullaritetin.

“Ata që do të duan të bëjnë presion, pasi dy qeveri të kaluara janë rrëzuar për shkak të dialogut, mundet edhe kjo të rrëzohet… le të urdhërojnë për ta rrëzuar dhe Zoti Kurti kthehet me 80% [të mbështetjes] a po doni ta rrëzoni sërish këtë qeveri nëse nuk e përmbush asosacionin e komunave serbe, urdhëroni rrëzojeni,” – tha Xharra gjatë emisionit Ilva Now në Euronews Albania ku u diskutua rreth qeverisjes që do të ketë Kurti në Kosovë.

“[…] Kaubojt e ri [ironi për ambasadorët] që mund të vijnë, nëse duan të bëjnë aq shumë presion, mundet ta rrëzojnë ndoshta këtë qeveri por ajo do kthehet ndoshta me 80% [mbështetje], a kanë hesap ndërkombëtarët prapë ta rrëzojnë këtë qeveri sikurse rrëzuan me presion të hatashëm për të hequr një herë taksën, një herë reciprocitetin, një herë me kërcënime se do të hiqen trupat dhe prapë nuk ia arritën qëllimit,” – këmbënguli Xharra.

Sipas gazetares në raport me dialogun me Serbinë, Kosova dhe Lëvizja Vetëvendosje është e qartë pasi “nuk kanë çfarë të lëshojnë më si kompromis”.

Lexoni gjithashtu:

A ekziston frika e shndërrimit të Albin Kurtit në lider autoritar?

Fitorja bindëse e VV-së, Bytyçi: Epoka e Albin Kurtit ka filluar si një epokë kundër krimit

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021