Prezantuesi televiziv Trifonov fiton zgjedhjet në Bullgari, lë pas ish-kryeministrin Borissov
Partia e Slavi Trifonov, subjekti i formuar kundër forcave të vjetra politike të vendit gjatë protestave të vitit të shkuar, doli e para në zgjedhjet e mbajtura të dielën në Bullgari.
Sipas rezultateve përfundimtare, partia “Ka Një Popull të Tillë” fitoi kundër koalicionit GERB të udhëhequr nga ish-kryeministri Boyko Borissov.
Por për të formuar një qeveri, Trifonov duhet të bëjë koalicion me parti të tjera.
Gjithashtu, edhe katër parti të tjera kanë marrë një numër të mjaftueshëm vota për të hyrë në parlament.
Sipas OSBE, zgjedhjet “ishin konkurruese” dhe liritë themelore “u respektuan”.
Zgjedhjet parlamentare të 11 korrikut u zhvilluan vetëm tre muaj pas një procesi tjetër zgjedhor, i cili nuk prodhoi një rezultat vendimtar.
LEXONI GJITHASHTU:
Nuk ka një fitues të qartë nga zgjedhjet në Bullgari, shpresa tek koalicionet
Qytetarët bullgarë u drejtohen sot kutive të votimit për zgjedhur qeverinë e re
Pendarovski: Nuk kemi çfarë të diskutojmë me Bullgarinë derisa të zgjidhet qeveria e re
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve