Princi i kurorës për protestat në Iran: Republika Islamike do të bie, unë do të kthehem
Djali i ish-shahut të ndjerë të Iranit tha të premten se është i bindur se Republika Islame do të rrëzohet për shkak të protestave masive dhe bëri thirrje për ndërhyrje ndërkombëtare.
“Republika Islame do të bie, jo nesër, por kur. Unë do të kthehem në Iran”, tha Reza Pahlavi në një konferencë për shtyp në Uashington.
Pahlavi ka jetuar në mërgim në Shtetet e Bashkuara që kur revolucioni islamik i vitit 1979 rrëzoi nga pushteti babanë e tij pro-perëndimor.
Shumë protestues kanë brohoritur emrin e Pahlavi-t në protestat masive që përfshiu Iranin, të cilat regjimi në Teheran i shtypi me dhunë. Të paktën 2,572 persona janë vrarë në këtë shtypje, sipas organizatave të të drejtave të njeriut, megjithëse disa burime pohojnë se numri i të vdekurve mund të arrijë në 15,000.
Pahlavi tha se dëshiron të shërbejë si figurë kryesore për të udhëhequr një tranzicion drejt një demokracie laike, pavarësisht kritikëve.
Pahlavi ka kërkuar vazhdimisht ndërhyrjen e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i cili nuk ka vepruar pavarësisht disa paralajmërimeve drejtuar Teheranit.
“Populli iranian po ndërmerr veprime vendimtare në terren. Tani është koha që bashkësia ndërkombëtare t’u bashkohet plotësisht atyre”, tha Pahlavi.
Ai i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të “mbrojë popullin iranian duke degraduar kapacitetin shtypës të regjimit, duke përfshirë shënjestrimin e udhëheqjes së Gardës Revolucionare Islamike dhe infrastrukturës së saj të komandës dhe kontrollit”.
Ai gjithashtu u bëri thirrje të gjitha vendeve të dëbojnë diplomatët e Republikës Islamike.
Pahlavi bëri një thirrje për protesta më 8 janar, të cilën qeveria iraniane e ka përdorur që atëherë si një pikë kthese ligjore.
Ministri i Drejtësisë i Iranit tha këtë javë se vetëm prania në rrugë pas asaj date tani konsiderohet një akt kriminal, duke argumentuar se situata kaloi nga “protestë” në “konflikt të brendshëm”.
Trump tha të mërkurën se i është thënë nga “autoritete të mira” se planet për ekzekutime në Iran janë ndalur, megjithëse Teherani ka lënë të kuptohet se do të ketë gjyqe dhe ekzekutime të shpejta në kuadër të shtypjes së protestuesve.
Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës
Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës