Prindërit e kishin çuar në çerdhe, ndërron jetë foshnja 2-vjeçe

11 Shtator 2023 | 13:06

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të hënë në qytetin e Burrelit, ku një foshnjë e moshës 2-vjeçe ka humbur jetën pasi prindërit e kishin çuar në çerdhe.

Në bazë të informacioneve paraprake foshnja kishte shfaqur probleme shëndetësore dhe është dërguar me urgjencë nga edukatoret në spital.

I mituri ka ndërruar jetë në ambientet e urgjencës, ndërkohë që nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngajrjese të rëndë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, kanë hapur një hetim në lidhje me rastin dhe po vijojnë punën zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

“Një fëmijë i mitur i moshës 2-vjeç, në ambientet e çerdhes nr 2, në Burrel ku ishte dërguar nga prindërit ka shfaqur probleme shëndetësore dhe menjëherë është dërguar nga dy edukatore në urgjencën e spitalit të Burrelit. Për pasojë i mituri ka humbur jetën në spital”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 47-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë. U bashkohen edhe studentët e veshur me pelerinat e diplomimit

Qytetarë, aktivistë, fëmijë e të moshuar janë mbledhur sërish këtë të enjte në ditën e 47-të të protestës, ku si çdo herë, po mbajnë fjalimet...
20:22 | 16/07/2026

Aksident i rëndë në Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari pasi makina del nga rruga

Një aksident me pasojë vdekjen e një të riu është regjistruar këtë të enjte në aksin rrugor “Elbasan–Librazhd”. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mengël, ku...
19:21 | 16/07/2026

Helmimi i Akademisë së Sigurisë, AKU: Analizat janë në rregull, zhbllokoni aktivitetin e SORI-AL

AKU ka zhbllokuar ditën e sotme aktivitetin e kompanisë Sori-AL, i cili ishte ndërprerë pas helmimit të 64 studentëve të Akademisë së Sigurisë. Përmes një...
19:06 | 16/07/2026