Prishet banesa e ndërtuar mbi kanalin e ujërave të larta në Vlorë
Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit (IMT) pranë Bashkisë së Vlorës ka ndërhyrë ditën e sotme për prishjen e një banese të ndërtuar në mënyrë të paligjshme mbi kanalin e ujërave të larta.
Sipas autoriteteve, objekti pengonte funksionimin normal të kanalit, duke krijuar problematika të vazhdueshme, veçanërisht gjatë periudhave me reshje të dendura shiu dhe duke rritur rrezikun e përmbytjeve në zonë.
Ndërkohë, Bashkia e Vlorës bën me dije se puna do të vijojë për çlirimin e plotë të kanaleve të ujërave të larta nga ndërtimet e paligjshme, të cilat prej vitesh kanë penguar funksionimin e tyre dhe kanë sjellë pasoja për qytetin.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të respektojnë hapësirat publike dhe të shmangin ndërtimet e paligjshme, në mënyrë që të parandalohet krijimi i situatave problematike në të ardhmen.
Qytetarët mbledhin mbeturinat e hedhura gjatë protestës, qeset i vendosin para efektivëve të policisë (VIDEO)
Autori i 7 rasteve të vjedhjes, vihet në pranga 29-vjeçari në Durrës
Spiropali-Berishës: A do ta çlirosh opozitën? Replikon kryedemokrati: Elisa, pëllumbesha në botën e çudirave
- 13:54 Qytetarët mbledhin mbeturinat e hedhura gjatë protestës, qeset i vendosin para efektivëve të policisë (VIDEO)
- 13:39 Autori i 7 rasteve të vjedhjes, vihet në pranga 29-vjeçari në Durrës
- 13:37 Spiropali-Berishës: A do ta çlirosh opozitën? Replikon kryedemokrati: Elisa, pëllumbesha në botën e çudirave
- 13:18 BE-ja gjobit Google me 890 milionë euro për shkelje të konkurrencës
- 13:04 Ngjarje e rëndë në Orikum! Humb jetën 75-vjeçari, dyshohet se pësoi infarkt pasi doli nga deti
- 12:58 Përplasje jashtë Parlamentit, protestuesit kërkojnë largimin e kamerave: Bojkotoni mediat