Prishtina kujton Skënderbeun, manifestim në ditën e lindjes së Heroit Kombëtar
Organizata Shqiptaria e mbështetur nga organizatat e dala nga lufta e UÇK-së dhe Shoqata Artistët për Artistë organizuan sot një manifestim të madh për të përkujtuar sot datëlindjen e heroit kombëtar Gjergj Kastriotit Skënderbeu.
Manifestimi ka nisur rreth mesditës dhe pritet të vijojë deri në orët e vona të natës në sheshin që mban emrin e heroit kombëtar në Prishtinë.
Programi vazhdon me një varg aktivitetesh festive dhe artistike që përfshijnë arritjen e maratonistëve me pishtarin e lirisë nga Prekazi, performancat e aktorit të madh shqiptar Xhevat Limani si Skënderbeu.
Pasdite do të ketë performanca të këngëtarëve dhe ansambleve tradicionale shqiptare, duke përfshirë emra të njohur si Shkurte Fejza dhe Nikollë Nikprelaj, e shume këngëtarë të tjerë, si dhe performancat e grupeve të muzikës rock dhe pop deri në orët e vona të natës.
LEXONI GJITHASHTU:
Kurti dhe Abdixhiku shprehin gatishmëri për vazhdimin e bisedimeve për një marrëveshje për institucionet e reja
Takimi Kurti-Hamza përfundon pa rezultat konkret, vijojnë negociatat për institucionet e reja në Kosovë
Takim me Hamzën dhe Abdixhikun për formimin e institucioneve të reja, Kurti mbërrin në ambientet e Kuvendit (VIDEO)
- 22:02 Aliaj nga “Review”: Ka turistë që vinë me bukë me vete si në kohën e Enverit kur iknim për punë
- 21:34 Nuk mjafton lufta në Iran: “Super El Niño” mund të shkaktojë rritje të çmimeve të ushqimeve deri në vitin 2028
- 20:57 Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar
- 20:46 Nga Trump, tek Meloni: Në Iran publikohet “lista e hakmarrjes”
- 20:23 21-vjeçari shqiptar në Itali akuzohet për abuzim ndaj turistes gjermane: Më dehu dhe përfitoi
- 20:10 Vijon dita e 43 e protestës qytetare në Tiranë