Pritet me zemërim nominimi i Polanskit për çmimet Çezar pas akuzave për përdhunim

30 Janar 2020 | 15:33

Gjatë shpalljes së filmave të nominuar për të ashtuquajturin “Oscar francez”, filmi i ri i regjisorit Roman Polanski, “Oficeri dhe Spiuni” (An Officer and a Spy) ka kryesuar listën, gjë që ka ngjallur zemëratë të gjerë.

Filmi në fjalë,  flet për aferën anti-semitike Dreyfus, që tronditi Francën në fundin e shekullit të 19-të. Filmi është nominuar me 12 çmime Çezar, i cili është festivali më prestigjioz i filmit në kinematografinë franceze.

Nominimet vijnë në një periudhë kur regjisori polak është përfshirë në një sërë akuzash të reja për përdhunim.  

Por kreu i akademisë së filmit franceze, Alain Terzian, thotë se “nuk mbajnë qëndrime morale” për sa i përket çmimeve.

Vendimi i akademisë është dënuar nga grupet feministe.

“A nuk kemi mësuar gjë nga lëvizja #Metoo?” ka ngritur pyetjen grupi “Osez le feminisme” (Guxo të jesh feministe) në Twitter.

“Nëse përdhunimi do të ishte art, atëherë jepini Polanskit të gjithë Çezarët”, është shprehur grupi.

Ministrja e Barazisë Gjinore, Marlene Schiappa, e ka kritikuar gjithashtu nominimin e tij.

“Është e qartë që industria e kinematografisë në Francë ka një qasje të veçantë ndaj dhunës seksiste dhe seksuale”, tha ajo për një radio franceze.

“Nuk mendoj se kanë respekt për gratë dhe veçanërisht për viktimat që kanë ngritur zërin”.

Ministri i Kulturës, Franck Riester u shpreh se akademia është “e lirë të bëjë zgjedhjet e saj por shtoi se do të vazhdojë të mbrojë lirinë e kreativitetit me të njëjtën vendosmëri me të cilën lufton çdo ditë të gjitha format e dhunës seksiste dhe seksuale”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Korça, qendra e muzikës frymore! Mbi 200 artistë në AIR FEST-LULUFEST

Korça mirëpriti edicionin e dytë të Air Fest, LuluFest, një festival që mblodhi mbi 200 instrumentistë nga Shqipëria, Italia, Mali i Zi, Greqia dhe Maqedonia...
17:41 | 18/07/2026

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026