Probleme me identifikimin biometrik në disa komuna në RMV
5.25% e qytetarëve me të drejtë vote në Maqedoninë e Veriut u janë drejtuar kutive të votimit deri në orën 09:00 të mëngjesit të sotëm, raporton gazetari Benjamin Arifi nga komuna e Çairit.
Në këtë raund të dytë zgjedhjesh raportohet për më pak probleme me pajisjet që mundësojnë identifikimin biometrik se në raundin e parë.
Gjithsesi, ka pasur probleme edhe disa vendvotime, përfshirë këtu disa vendvotime në Shkup, ku ka filluar me vonesë procesi i votimit për shkak të problemeve teknike.
Sot zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve në 44 komuna dhe qytetin e Shkupit në Maqedoninë e Veriut.
Të drejtën e votës e kanë 1.353.990 votues që do të votojnë në 2481 vendvotime.
Në këtë raund të dytë zgjedhjesh votuesit zgjedhin mes dy kandidatëve që fituan më shumë vota në raundin e parë.
LEXONI GJITHASHTU:
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania