Probleme nga moti i keq në Qukës-Qafë Plloçë, devijohet qarkullimi i automjeteve
Moti i keq dhe reshjet kanë shembur një segment rrugor në aksin Qukës-Qafë Plloçë. Një masiv dheu dhe gurë janë shkëputur nga skarpatat e rrugës duke sjellë bllokimin e saj. Kjo ka ardhur si pasojë e reshjeve të shumta të ditëve të fundit.
Për shkak të rrezikut dhe për të garantuar sigurinë e përdoruesve të rrugës, qarkullimi i automjeteve është devijuar në një korsi të re, e cila ishte hapur disa ditë më parë, pasi pritej që një situatë e tillë të ndodhte.
Nga ana e kompanisë ndërtuese është realizuar një bypass, i cili mundëson kalimin e mjeteve në të dy drejtimet, duke shmangur bllokimin total të qarkullimit në këtë segment problematik.
Në një njoftim për mediat, Autoriteti Rrugor shqiptar bën me dije se “reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë vendin, kanë shkaktuar çarjen e skarpatës dhe rënien e gurëve në trup të rrugës në km 35 të aksit Qukës-Qafë Plloçë. Grupet e punës të ndodhura në terren, po bëjnë vlerësimin e situatës dhe kanë marrë të gjitha masat për krijimin e një bypass-i të përkohshëm me qëllim devijimin e trafikut në këtë segment, duke shmangur rrezikun ndaj përdoruesve të rrugës”.
ARRSH njofton se gjithë aksi është i hapur, i aksesueshëm pa probleme dhe në monitorim të vazhdueshëm. Gjithashtu, Autoriteti Rrugor Shqiptar iu bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve udhëtojnë me kujdes, të mbajnë distancën e sigurisë dhe të shmangin frenimet e papritura.
LEXONI GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve