Procesi i integrimit, Balla: Kundërshtitë jo nga Gjermania, por nga vendet skeptike
Kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, e ka konsideruar si rrjedhojë e “çështjeve të brendshme të BE-së” vendimin e Gjermanisë për sa i përket procesit integrues të Ballkanit Perëndimor, e cila pak ditë më parë shtyu sërish vendimmarrjen për kuadrin integrues të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
“Mendoj dhe jam i sigurt në atë që them se Gjermania mbetet mbështetësi kryesor i një procesi të rëndësishëm, tashmë i sigurt, që lidhet me fillimin e bisedimeve për anëtarësim, Gjermania këto 6 muaj ka presidencën e BE-së dhe nuk duhet të harrojmë se ajo flet duke sjellë të gjitha ndjeshmërinë e vendeve anëtare,” – u shpreh Balla.
Kryetari i grupit parlamentar socialist vijoi më tej duke përmendur situatën që po ka Maqedonia e Veriut, e cila mbetet e bllokuar nga çështja e konteksteve historike me Bullgarinë.
“Nuk ka konsensus brenda 27-shteteve anëtare, ndaj në këtë kontekst do doja që të gjithë ta kuptojnë se nuk bëhet fjalë për një ndryshim të qëndrimit të Gjermanisë, ajo edhe në këto momente ka pasur dëshirën dhe gatishmërinë që konferencat të mbaheshin në dhjetor të këtij viti,” – tha Balla, i cili shtoi se për pritshmëritë e qasjes që do të ketë presidenca e radhës e BE-së ndaj zgjerimit duhet të pritet për t’u parë.
I pyetur për faktin se, ndryshe nga Maqedonia e Veriut që kundërshtohet vetëm nga Bullgaria për probleme politike, kundërshtitë që po has Shqipëria nga vendet anëtare lidhen me mos-plotësimin e kushteve, Balla tha se “nuk i lexonte njësoj”, pasi sipas tij kushtet janë plotësuar.
Lexoni gjithashtu:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta