“Procesi titan” mbërrin në gjykatat belge, SKY ECC fundos dhe shqiptarët

4 Dhjetor 2023 | 13:53

Një proces i madh gjyqësor kundër një rrjeti të gjerë ndërkombëtar të trafikut të drogës, për të cilin do të paraqiten në Gjykatën e Brukselit mbi 100 persona, është shtyrë për më 18 dhjetor.

Procesi i koduar me emrin “Encro” përfshin 129 të pandehur, mes të cilëve edhe shtetas shqiptarë, 40 prej të cilëve janë të arrestuar dhe akuzohen për: pjesëmarrje në organizatë kriminale, trafik armësh dhe droge, zhvatje dhe mohim të lirisë.

Akuzat ndaj tyre u ngritën në përfundim të një hetimi që zbërtheu komunikimet në aplikacionin “Sky ECC”, i përdorur gjerësisht nga organizatat kriminale, por i zbuluar nga policia belge në 2021-shin.

Autoritetet e kanë cilësuar çështjen një “proces titan”, që ka mbërritur në gjykatë pas një hetimi të jashtëzakonshëm të policisë dhe prokurorisë.

Aplikacioni “Sky Encro Chat” po debatohet gjerësisht edhe në Shqipëri, pasi ka hedhur dritë mbi disa ngjarje kriminale ku rezultojnë të përfshirë edhe ish-drejtues të Policisë së Shtetit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë

Numri i të rinjve refuzojnë shërbimin ushtarak të armatosur në Gjermani është rritur ndjeshëm këtë vit, duke minuar një përpjekje të Berlinit për të krijuar ushtrinë më...
21:12 | 14/07/2026

Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje

Ministri i Jashtëm Rus Sergey Lavrov ka deklaruar se sulmet e SHBA-së ndaj Iranit i japin fund mundësisë për një marrëveshje të përkohshme paqësore. Ai...
19:19 | 14/07/2026

BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA

Një zëdhënës i BE-së ka kundërshtuar pohimin e administratës Trump se gjykata ndërkombëtare penale përbën një kërcënim për sovranitetin e SHBA-së, një ditë pasi qeveria...
18:16 | 14/07/2026