“Sky ECC s’është i paligjshëm”, Daci: Efektivët e policisë që e kanë përdorur…

2 Dhjetor 2023 | 15:23

Ditën e djeshme qarkulloi lajmi se drejtuesit e Policisë së Shtetit duhet të deklarojnë nëse kanë përdorur aplikacionin Sky ECC, e nëse gënjejnë për këtë, kjo do të përbëjë një vepër penale.

Për të folur për këtë ishin të ftuar këtë të shtunë në Euronews Albania, avokati Gentian Rumano dhe gazetarja Glidona Daci.

Ata thanë se të përdorësh një aplikacion si Sky ECC, nuk është një vepër e paligjshme, pasi ai është një aplikacion, ndaj sipas tyre për sa kohë ky aplikacion nuk është përdorur për të kryer vepra penale, nuk ka përse eksponentë të policisë të vihen para kësaj përgjegjësie.

“Sky në vetvete është aplikacion si gjithë të tjerët, është si të më thuash mua që ti si gazetare do deklarosh se ke përdorur What’s App, Telegram, Signal apo të tjera, edhe në Signal kemi parë që herë pas here personazhe të ndryshëm të përfshirë në veprimtari të jashtëligjshme, kanë përdorur aplikacionin Signal.

Fakti që një efektiv policisë mund të ketë përdorur aplikacionin Sky, nuk do të thotë që është i paligjshëm dhe duhet të përjashtohet nga detyra sepse kjo nuk ka kuptim. Ti duhet të vërtetosh përse e ka përdorur. Ti nuk mund  të përjashtosh gjithë efektivët që e kanë përdorur Sky nëse nuk vërteton se ata janë të përfshirë në aktivitete të paligjshme”,-tha Glidona Daci.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen

Partia Demokratike pritet të zhvillojë ditën e nesërme zgjedhjet për strukturat e reja drejtuese, ku disa prej figurave aktuale të partisë pritet të kërkojnë një...
17:09 | 14/07/2026

Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë

Ministri Ermal Nufi në një intervistë për Euronews Albania me Thimi Samarxhiun ka folur lidhur me përzgjedhjen e Tiranës si mikpritëse e krerëve të NATO-së...
14:31 | 10/07/2026

Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit

Shqipëria do angazhohet fillimisht me oficerë shtabi në misionin ndërkombëtar stabilizues në Gaza. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, në...
14:28 | 10/07/2026