Prodhim i mbarë i rrushit në Peqin, por bien shitjet në krahasim me vitin e kaluar

20 Gusht 2025 | 19:34

Prodhimi i rrushit në Peqin këtë vit është i mbarë, por këtë vit mungojnë konsumatorët. Ky është konstatimi që vjen nga një prej fermerëve të zonës, i cili merret me vreshtari prej 25 vitesh.

“Ne kemi që prej 25 vitesh që merremi me vreshtin. Babai im ka punuar në Greqi me këtë lloj vreshti dhe i sollëm rrënjët këtu. Me familjen e kemi shtuar vit pas viti. Këtë vit është pak problem me pjesën e shitjes, jo shumë sepse kam vite që njihem me këtë lloj vreshti dhe klientët i kam, por ka ndryshime”, tha Ideal Gjeli, fermer.

Çmimi i rrushit nuk është i lartë për konsumatorin, por zhvendosja e banorëve dhe fuqia blerëse ka ndikuar në uljen e shitjeve.

“Çmimi nuk është i lartë për qytetarin, por konsumatorët nuk janë më. Shumë njerëz janë në emigrim, nuk e kanë atë fuqi blerëse. Nëpër shtëpi pothuajse kanë mbetur vetëm persona të moshës së tretë, rinia nuk është më këtu”, shtoi fermeri.

Në vreshtin e familjes Gjeli kultivohen pesë varietete të ndryshme, që përdoren si për konsum në tryezë, ashtu edhe për prodhimin e rakisë dhe verës. Kujdesi për to, sipas familjes, është punë e pandërprerë gjatë gjithë vitit.

“Po bëjmë gati 1 hektar që është vresht dhe kemi pesë lloje: Vitoria, Italia, Red Globe, Sangiovese dhe Trebbiano. Kemi të gjitha: rrush tavoline për të ngrënë, rrush për raki dhe verë. Është shumë e vështirë – një vit i plotë merresh vetëm me vreshtin. Mbaron vjelja në shtator–tetor, pastaj fillon krasitja dhe përgatitja për vitin tjetër. Ka shumë sakrifica”, tha ai.

Për këtë familje, vreshti mbetet jo vetëm një burim të ardhurash, por edhe një traditë që ata duan ta trashëgojnë. Megjithatë, sfidat e tregut, importi dhe emigracioni vazhdojnë të rëndojnë mbi prodhuesit e vegjël vendas.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)

Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar...
10:31 | 15/07/2026

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Kërkoj shkarkimin e menjëhershëm të ministres serbe

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar pas deklaratës së ministres serbe për Administratën Publike dhe Vetëqeverisjen Lokale, Snezhana Paunoviç, e cila...
17:45 | 14/07/2026

Sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro në Tiranë, goditet trafikimi i drogës

Policia e Shtetit ka finalizuar në Tiranë operacionin e koduar “De facto”, në kuadër të hetimeve për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive me burime kriminale....
17:10 | 14/07/2026