“Prodhimet bujqësore nuk shiten”, Basha me fermerët në Divjakë, zotohet për programin e bujqësisë

9 Prill 2021 | 12:41

Kryetar i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ulur në kabinën e një traktori ka dëgjuar nga afër problematikat me të cilat përballet një fermer në fshatin Mizë të Divjakës.

Basha e njohu një fermer me programin e Partisë Demokratike për këtë sektor dhe premtoi se nëse vjen në pushtet do të japë subvencione për bujqësinë.

“Nëse Kosova merr gjysmën e buxhetit të Shqipërisë arrin të japë subvencione, nëse Maqedonia me një buxhet sa e Shqipërisë jep 100 mln euro, pse të mos japim në? Në 25 prill vendimin që do marrësh është se ku do të shkojnë paratë, atje ku kanë shkuar këto 8 vite apo do të shkojnë për subvencione, për mbështetje për ju”, u shpreh kryedemokrati.

Për zgjedhjet e 25 prillit partitë politike kanë nisur fushatën.

Ndërkohë me vendim të Kolegjit Zgjedhor u vendos edhe për fletën e votimit, e cila do të jetë me numra dhe jo me emra.

Lexoni gjithashtu:

Karrigia e kryeministrit, Rama dhe Basha në garë të ngushtë – Zbulon sondazhi i Barometrit Politik

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026