Prodhuesi i dronëve Bayraktar investon 300 mln dollarë për zhvillimin e motorëve

2 Nëntor 2024 | 11:52

Prodhuesi turk i dronëve Bayraktar ka njoftuar se do të investojë 300 milionë dollarë për të zhvilluar motorë dhe për të rritur prodhimin e komponentëve në përballje me presionet e zinxhirit të furnizimit.

CEO i kompanisë, Haluk Bayraktar, deklaroi se fokusi është në prodhimin e brendshëm për të siguruar vazhdimësinë në operacione.

Dronët e Bayraktar kanë fituar njohje globale, veçanërisht për përdorimin e tyre nga ushtria e Ukrainës në luftën kundër forcave ruse, si dhe në konfliktet në Azerbajxhan dhe Afrikën e Veriut.

Kompania ka shitur dronët e saj të lehtë TB2 dhe të rëndë Akinci në 35 vende, duke u bërë një nga eksportuesit më të mëdhenj të dronëve në botë.

Bayraktar theksoi se aktualisht Akinci dhe Kizilelma përdorin motorë të ndërtuar nga Ukraina, por tani janë duke filluar një projekt për të zhvilluar motorë të rinj në mënyrë të pavarur.

Ai njoftoi gjithashtu se Bayraktar ka nënshkruar një marrëveshje me Ivchenko-Progress të Ukrainës për bashkë-zhvillimin e një motori të ri.

Të ardhurat e Bayraktar arritën në 2 miliardë dollarë vitin e kaluar, me 90 për qind të tyre nga tregjet e huaja.

Kompania përbën rreth një të tretën e eksporteve të mbrojtjes dhe hapësirës ajrore të Turqisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

OKB: Epidemia e Ebolës mund t’i kushtojë Afrikës deri në 3.6 miliardë dollarë

Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se shpërthimi aktual i Ebolës mund t’i kushtojë ekonomisë afrikane deri në 3.6 miliardë dollarë dhe të shkatërrojë qindra mijëra...
13:22 | 30/06/2026

Plani i shpenzimeve të qeverisë, kryeministri britanik premton 15 miliardë paund shtesë për mbrojtjen

Kryeministri britanik Keir Starmer ka njoftuar një financim shtesë prej 15 miliardë paundësh për mbrojtjen, në prag të publikimit të planit shumëvjeçar të shpenzimeve të...
13:06 | 30/06/2026

Witkoff dhe Kushner zbarkojnë në Katar për bisedime rreth luftës me Iranin

I dërguari i SHBA-së për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, dhe këshilltari i lartë Jared Kushner mbërritën në Doha për t’u takuar me ndërmjetësuesit e...
12:52 | 30/06/2026