Prodhuesit e automjeteve apel Komisionit Evropian: Duhen politika më ambicioze

1 Shkurt 2023 | 17:13

Kompanitë evropiane të automjeteve po u kërkojnë liderëve të BE-së përgatitjen e një plani politik të strukturuar dhe ambicioz, për të rivalizuar industritë në kontinentet e tjera.

Sipas Luca de Meo, presidenti i ri i Shoqatës Evropiane të Prodhuesve të Automjeteve, qasja e Evropës është të rregullojë industrinë në mënyrë që të sigurojë zero emetime, ndërsa vende të tjera si Shtetet e Bashkuara dhe Kina po stimulojnë industritë e tyre drejt tranzicionit të gjelbër.

Duke folur për gazetarët nga Brukseli, presidenti De Meo kërkoi një aksion vendimtar për të shmangur rrezikun e çindustrializimit në Evropë.

“Na duhet një model që të na vendosë në një pozitë konkurruese në mbarë botën. Industria jonë është një industri globale, ne nuk bëjmë produkte lokale. Për ne, Evropa është pika e nisjes së një ekosistemi global. Dhe ne kemi nevojë që autoritetet të jenë në anën tonë për të krijuar një strategji dhe kushte për një konkurrencë të favorshme për produktet dhe teknologjinë evropiane”, u shpreh ai.

Apeli i Shoqatës së Prodhuesve vjen në një kohë kur Komisioni Evropian po bëhet gati të prezantojë propozimet e investimeve në sektorët e gjelbër.

Industria e automjeteve druhet se makinat elektrike do të jenë të paaksesueshme për shumë konsumatorë, për shkak të materialit të shtrenjtë bazë që përdoret për bateritë, që ngrenë më tej koston e prodhimit.

Ajo që mungon në Evropë, sipas prodhuesve, është stimulimi.

“Aksesi tek automobilizmi po kthehet në një temë kyçe edhe për politikbërësit. Kjo, sepse tani realiteti ka nisur të prekë qytetarët. Me Marrëveshjen e Gjelbër ne kemi shumë ambicie të sanksionuara në rregulla që po i japin nxitje Evropës dhe industrive të saj, gjë që është pozitive. Por tani marrëveshja duhet implementuar”, theksoi Sigrid De Vries, drejtor i përgjithshëm i ACEA-së.

Pavarësisht pasigurive të mëdha ekonomike, shitjet e automjeteve të reja në BE duhet të nisë të rikuperohet në 2023-shin. Shoqata e prodhuesve pret një rritje prej 5% të regjistrimeve, në mënyrë që të arrihet në 10 milionë automjete.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Stuhitë godasin Ballkanin, miliona euro dëme në bujqësi, mbi 100 automjete të dëmtuara në Shkup

Stuhitë e forta që përfshinë Ballkanin gjatë natës shkaktuan dëme të shumta në disa vende të rajonit, duke prekur bujqësinë, infrastrukturën dhe dhjetëra automjete. Në...
18:16 | 22/07/2026

Pak pasi foli për CNN, gjendet i vdekur agjenti i modeleve i lidhur me Epstein

Daniel Siad, një agjent francez i modeleve, i cili për më shumë se një dekadë dyshohet se organizonte takime mes grave të reja në industrinë...
15:15 | 22/07/2026

Misioni detar i BE: Anijet e lidhura me Izraelin, SHBA-në dhe Arabinë Saudite të shmangin kalimin në Detin e Kuq 

Misioni detar i Bashkimit Evropian, ASPIDES këtë të mërkurë ka bërë thirrje që anijet detare të lidhura me Izraelin, Shtetet e Bashkuara ose Arabinë Saudite...
13:59 | 22/07/2026