Protesta për Klodian Rashën, Lulzim Basha: Përsëris thirrjen për të ndalur brutalitetin e policisë
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar sërish mbi zhvillimet në vend, ku prej tre ditësh vijojnë protestat si shenjë revolte për vrasjen e të riut Klodian Rasha.
Me një shënim në “Twitter”, lideri i opozitës thotë se ka biseduar sot me përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar për zhvillimet në vend. Ai thekson faktin se ka kërkuar hetim transparent dhe drejtësi për ngjarjen e të martës.
“Sot kam patur disa biseda me përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar lidhur me zhvillimet e fundit. Ndava thirrjen për një hetim transparent dhe drejtësi për vrasjen e Klodjan Rashës, si dhe zbardhjen e përpjekjeve për manipulimin e ngjarjes dhe vënien e përgjegjësve para ligjit”, shkruan ai.
Ai i ka kthyer përgjigje edhe kryeministrit Edi Rama, i cili deklaroi se pas protestave të dhunshme qëndron opozita dhe presidenti i vendit. Kryedemokrati gjithashtu i bën apel Policisë së Shtetit të ndalojë dhunën e ushtruar ndaj qytetarëve, pasi sipas tij, kjo është një e drejtë që u takon me kushtetutë.
Sot kam patur disa biseda me përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar lidhur me zhvillimet e fundit. Ndava thirrjen për një hetim transparent dhe drejtësi për vrasjen e Klodjan Rashës, si dhe zbardhjen e përpjekjeve për manipulimin e ngjarjes dhe vënien e përgjegjësve para ligjit.
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) December 11, 2020
“Dënova gjuhën e urrejtjes të përdorur nga kryeministri, si dhe brutalitetin dhe dhunën e policisë ndaj minorenëve dhe gazetarëve. Përsëris thirrjen për të ndalur brutalitetin e policisë dhe për të garantuar të drejtën e protestuesve për të protestuar të lirë dhe paqësisht’, shton Basha.
Mes tjerash, z. Basha u shpreh i sigurt se qeveria Rama do të largohet më 25 prill.
“Me 25 Prill ne do ta largojmë këtë qeveri dhe do të sjellim shpresë dhe ndryshim për Shqipërinë”, shtoi ai.
Lexoni gjithashtu:
Vrasja e të riut, Rama bën përgjegjës presidentin dhe opozitën për tensionet
Jep dorëheqjen ministri Sandër Lleshaj
”Qëllova drejt këmbëve të Rashës”, dëshmon efektivi: Klodiani bërtiti, e gjeta pa shenja jete
Gjykata e Tiranës lë në qeli efektivin që vrau Klodian Rashën
PD për vrasjen e të riut, Alibeaj: Asnjë kurban s’e shpëton dot Ramën nga përgjegjësia
Hetimet për vrasjen e Klodian Rashës, Prokuroria kërkon ‘arrest me burg’ për efektivin
Vrasja e Klodian Rashës, Lleshaj: Organet do të finalizojnë shpejt hetimet
Publikohet ekspertiza paraprake, Rasha s’ka plumb në kokë, polici ka qëlluar dy herë
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta