Profil: E reja nga Kina me pasionin për të mësuar gjuhën shqipe
Ndërsa të rinjtë nga Shqipëria largohen prej vendit për të studiuar apo për një të ardhme më të mirë, një studente kineze e quajtur Flaka, vjen në Tiranë nga Pekini për të studiuar gjuhën shqipe.
Studentja nga Kina, emri i së cilës është shqipëruar Flaka, ka ardhur në tetor të këtij viti në Tiranë, për të studiuar gjuhën shqipe. Sipas saj, kjo gjuhë do ta ndihmojë të ndërtojë në të ardhmen një karrierë në fushën politike apo në diplomaci.
Ajo tregon për Euronews Albania se pasi mbaroi provimin e hyrjes në një universitet të Kinës pati mundësinë të zgjedhë disa gjuhë të huaja për të studiuar, një prej të cilave ishte edhe shqipja.
“Unë e dija që gjuha shqipe është një nga më të vështirat dhe më antiket në botë. Më pëlqen shumë të studioj gjuhësitë, prandaj e zgjodha”, tregon Flaka.
19-vjeçarja, ndien vështrimet kureshtare të njerëzve ndaj portretit të saj aziatik, por shton se shqiptarët janë tepër të kujdesshëm ndaj saj. E ardhur nga qyteti i Uhanit prej Kinës Qendrore, vë re disa ndryshime mes vendit të origjinës dhe Shqipërisë.
“Këtu ka një ritëm shumë të ndryshëm nga vendlindja ime. Këtu njerëzit kanë një ritëm të ngadaltë të jetesës dhe mund të punoj dhe mësoj me një ritëm më të qetë,” rrëfen e reja.
Përveç Flakës, edhe studentë të tjerë të ardhur nga Kina mund të shprehen rrjedhshëm në gjuhën shqipe duke diskutuar rreth temave të ndryshme.
“Gur-gur bëhet mur” është shprehja e parapëlqyer e Flakës, e cila përputhet më së miri më filozofinë e jetës së popullit nga vjen, ku shekuj më parë, gur pas guri ndërtuan Murin e Madh kinez.
Samiti i “Accenture Greqi” në Tiranë: Si inteligjenca artificiale po transformon bizneset
Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni
Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq
- 21:33 Përkujtohet 90-vjetori i lindjes së akademikut Rexhep Qosja, Kurti: Pa të, kultura jonë do të ishte më e varfër
- 21:33 Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, policia rrethon zonën
- 21:28 Franca mbyll 3 reaktorë bërthamorë për shkak të valës së të nxehtit
- 21:13 Nga mbështetja e diasporës te incidenti me mikrofonin, çfarë ndodhi në protestën para Kryeministrisë
- 20:57 Carney dhe Trump zhvillojnë një bisedë telefonike, çfarë u diskutua
- 20:55 NATO do njoftojë dhjetëra miliardë dollarë në kontrata të reja mbrojtëse në samitin e Ankarasë