Profil/ Kush është Ermal Hasimja, që shpalli gadishmërinë për kandidaturën në Tiranë

4 Tetor 2025 | 21:38

Ermal Hasimja që shpalli gadishmërinë për tu ofruar në zgjedhjet lokale në Tiranë si kandidat gjatë intervistës në Euronews Albania dhe i bëri një thirrje për mbështetje Sali Berishës, duke theksuar se kandidatura e tij përputhet me kriteret që vetë Berisha përcaktoi në një deklaratë të së shtunës, është një figurë e njohur publike.

Ai është pedagog dhe analist politik shqiptar, i njohur për qëndrimet e tij kritike dhe analizat e thelluara mbi zhvillimet politike në vend.

Ai ka ndërtuar një profil të qëndrueshëm si një zë kritik dhe i argumentuar në diskursin publik, duke qenë aktiv si në media ashtu edhe në botën akademike.

Në karrierën e tij, Hasimja ka qenë pjesë e Komitetit të Orientimit të Politikave, KOP,  gjatë fushatës së vitit 2005, që solli Partinë Demokratike në pushtet. Përvoja e tij në këtë rol ka kontribuar në zhvillimin e politikave dhe strategjive që ndikuan në ndryshimet politike të kohës.

Përveç angazhimit në media, ai është pedagog, duke kontribuar në edukimin dhe formimin e brezave të rinj në fushën e shkencave politike.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026