English

Programi “EU4Culture”, Hohmann dhe Margariti inspektojnë punimet në disa objekte

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Dy objekte të rëndësishme të trashëgimisë kulturore në Tiranë, Mozaiku në fasadën e Muzeut Historik Kombëtar dhe ndërtesa e Institutit të ish të Përndjekurve Politikë, po rehabilitohen falë Programit #EU4Culture.

- Advertisement -

Ambasadorja e Bashkimit Evropian, Christiane Hohmann së bashku me Ministren e Kulturës, Elva Margariti, vizituan sot të dyja dy objektet për të parë vazhdimësinë e punimeve.

“Ekipet e restaurimit, të udhëhequra nga ekspertë të UNOPS-it, po bëjnë një punë të mahnitshme. Mezi pres të shoh Mozaikun pa skela si dhe arkitekturën e bukur të ndërtesës së e Ish të Përndjekurve Politikë. Nëpërmjet #EU4Culture, ne po restaurojmë objektet kulturore të dëmtuara në 11 bashki dhe po mbështesim gjithashtu zhvillimin ekonomik lokal, duke promovuar vendet e trashëgimisë kulturore me një potencial të lartë për turizmin dhe ekonominë më të gjerë të vendit”, tha Ambasadorja e BE-së, Christiane Hohmann.

Punimet restauruese kanë përfunduar në dy site, Kisha e Shna Ndout në Rodon dhe Kisha e T’Shëlbuemit në Rubik, dhe po punohet në 12 site të tjera.

LEXONI GJITHASHTU

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×