Programi i Bejkos për turizmin: Zero taksë për bujtinat

10 Maj 2023 | 16:28

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko zhvilloi një takim me qytetarë e ekspertë ku u ndal në programin e tij për turizmin. Bejko vuri theksin tek mbështetja që do të ketë bashkia e Tiranës për turizmin malor, duke thënë se do të ketë zero taksë për bujtinat e sipërmarrjet turistike.

“Në Bashkinë e Tiranës do të shpallim monument kulture katër zona, zonën e trashëgimisë otomane, atë të paraluftës, zonës e trashëgimisë të socrealizmit dhe shpalljen muze ta ansamblit kulturor qendra në bashkëpunim me komunitetin. Asgjë s’do të bëjmë pa komunitetin. Aktualisht turizmi në kryeqytet ka një numër problemesh. Ka konkurrencë të padrejtë në treg, u është dhënë statusi investitor strategjik për 2 mijë shtretër hotelesh me 5 yje, të cilët përfitojnë 6% e TVSH në të gjitha shërbimet dhe shmangia e taksave dhe tatimeve,” – u shpreh Bejko.

Po ashtu ai angazhohet për mbështetjen e bizneseve të vogla artizane të cilat janë drejt zhdukjes.

“Angazhohemi ta zgjasim sezonin turistik përmes diversifikimit të produktit turistik në tre tipologji, turizëm bregdetar, malor, rural e kulturor. Ne do subvencionojmë biznesin e vogël të artizanatit që po shkon drejt zhdukjes. Për 5 vite do të ketë zero taksë për sipërmarrjet turistike, bujtinat dhe start up. Për turizmin detar e kemi fjalën për bashkëpunimin që duhet të ketë bashkia e Tiranës me operatorë turistikë për të bërë një hartë të lëvizjes të integruar të qëndrueshme për të gjithë ato operatorë që edhe janë klientë në Tiranë, por edhe kanë biznese të tjerë paralelë turistikë në bregdet,” – tha Bejko.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026