Programi i PD-së për Dibrën, Basha: Dibra do e ketë sërish universitetin, shtyllën e së ardhmes
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vijoi fushatën elektorale në Dibër, zonë të cilën e vlerësoi “për dije dhe mençuri”. Për këtë ai u zotua se do të rihapë Universitetin dhe do të përfundojë “Rrugën e Arbrit”.
Basha e konsideroi “dramë” mbylljen e universitetit në Peshkopi, pasi “kostoja e arsimit të fëmijëve dibranë është shtuar”.
Kryetari i PD-së tha se për ta arsimi i lartë “do të jetë prioritet absolut”.
“Ne kemi vendosur arsimin e lartë si një prioritet absolutë dhe hapjen dhe rihapjen e institucioneve të arsimit të lartë me fokus të veçantë tek trajnimi profesionalë i rinisë,” – u shpreh Basha.
“Pas 8 vitesh lëngate, pas 8 vite premtimesh të pambajtura, grabitjeje e dështimesh, a do ja jepni më votën të keqes? Votoni ndryshimin në ekonomi, në arsim, në shëndetësi, në investimet e huaja. Ndryshimin që prisni nga unë dhe ekipi im, ndryshimin që meritoni. Zoti iu bekoftë ju, Zoti e bekoftë Shqipërinë,” – tha ndër të tjera kryetari i PD-së.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta