Programi i rindërtimit, Rama i quan raste me ”hallexhinjë aktorë” denoncimet e Bashës
Programi i rindërtimit u bë temë replikash mes kryeministrit Edi Rama dhe përfaqësuesve të Partisë Demokratike të premten, kjo pas denoncimit që kryetari i opozitës, Lulzim Basha bëri një ditë më parë në rrethinat e Durrësit.
Kryeministri Rama postoi të premten në Facebook një video të punuar nga zyra e tij e shtypit në të cilën rendej të përgënjeshtroheshin pretendimet e përcjella më herët gjatë së enjtes nga PD-ja për “lënie pas dore nga qeveria të fatkeqëve që u prekën nga tërmeti”.
Pretendimet vinin pas një vizite që kryetari i PD-së Basha bëri në rrethinat e Durrësit, mirëpo zyra për shtyp e kryeministrit rendi t’i përgënjeshtrojë.
Në video u tha se kryetari i PD-së takonte aktivistë demokratë në Ishëm dhe Lalëz dhe se “përdorte mish për top situatën e tërmetit”.
Për Liman Filin, i cili përshkruhet si aktivist i PD-së në Ishëm, zyra për shtyp e PS-së thotë se i ka tërhequr 250 mijë lekët e vendosura për dëmshpërblim për dëmet që i shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit 2019 shtëpisë së tij.
Ndërsa për Agim Muharremin, i cili gjithashtu përshkruhet si aktivist i PD-së në Lalëz, zyra për shtyp e PS-së thotë se është përfshirë në listën e atyre që do t’u rindërtohet shtëpia. Ai thuhet se ka përfituar bonus të qirasë dhe ndihma me ushqime prej fillimit të vitit.
Videon në fjalë, e cila zbulon të dhëna të tjera qytetarësh, kryeministri e shoqëroi me komentin se “Basha bëhet qesharak” me “aktorët që i nxjerrin në pritë”.
Pas këtij postimi reagoi ish-deputeti i PD-së në Durrës, Oerd Bylykbashi, i cili këmbënguli se “asnjë montazh i kryeministrit nuk mund ta fshehë dot dështimin e qeverisë”.
“Si pasardhës i partisë që rrëmonte biografitë e njerëzve, edhe Rama në çdo dëshmi të vuajtjes kërkon ‘armikun e klasës’, sepse nuk e duron atë që të thotë të vërtetën e hallit që e ka zënë,” – u shpreh Bylykbashi.
Demokratët këmbëngulin se qytetarët janë lënë pa zgjidhje të përballen me “dimrin e dytë jashtë banesave”.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta