Progres-raporti i BE-së, Tabaku: S’ka kompromis për amnistinë fiskale
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku deklaroi se progres-raporti i Bashkimit Evropian për Shqipërinë, tregon se nuk do të ketë kompromis në lidhje me amnistinë fiskale.
Në një deklaratë për mediat nga Kryesia e Kuvendit, Tabaku nënvizoi se sipas raportit, pasaportat e arta do t’u shërbejnë individëve me të shkuar kriminale.
“Nuk ka kompromis për amnistinë fiskale dhe se vazhdimi në këtë udhë do të thotë largimi nga procesi i integrimit europian, pra më pak demokraci, më pak fonde nga BE dhe më pak zhvillim real për vendin. Njëkohësisht më shumë para të pista, sundim të gangokracisë dhe moralit të krimit.
Zhbërje e barazisë dhe njëkohësisht edhe ndershmërisë së atyre që kanë paguar taksat për vite me radhë. Po ashtu edhe pasaportat e arta, janë një metodë e pakontrolluar, sidomos në një qeveri që vidhen të dhënat lehtësisht, për t’i dhënë pasaportë shqiptare individëve me të shkuar kriminale e jo vetëm”, theksoi ajo.
Disa ditë më parë, shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Yan Sun deklaroi se Shqipëria nuk është ende gati për të bërë amnistinë fiskale.
Gjatë një konference të përbashkët për shtyp në Tiranë me ministren e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj dhe guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, Sun u shpreh se projektligji mund të konsiderohet si një dëmtim për moralin tatimor.
Sipas saj, qeveria duhet të ndryshojë projektligjin e amnistisë në një program të vetëdeklarimit vullnetar, dhe për ta bërë këtë duhet të ketë një sistem modern të administratës tatimore.
LEXONI GJITHASHTU
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta