Progres-raporti i KE, Rama: Janë vlerësuar zgjedhjet parlamentare
Kryeministri Edi Rama tha në një konferencë për shtyp me ambasadorin e BE-së Luigi Soreca se në progres-raportin e KE-së janë vlerësuar zgjedhjet parlamentare.
“Dua të them se së pari raporti e vulos objektivisht se Shqipëria vjen nga një proces zgjedhor i pa diskutueshëm në pikëpamjen e integritetit dhe përputhjes me standardet dhe rekomandimet e BE-së,” – u shpreh Rama.
Ai theksoi se Shqipëria ka bërë hapa para për çeljen e negociatave dhe pikërisht këto përpjekje janë vlerësuar nga Komisioni Europian, ndërsa solli në vëmendje se vendi nuk është gati për t’u anëtarësuar.
Sipas kryeministrit në raport vlerësohej përparimi në reformat kyçe që janë thelbësore për konsolidimin e demokracisë, siç është Reforma në Drejtësi ku procesi i Vettingut, lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit janë në zhvillim.
Në progres-raportin e publikuar të martën KE i dha një vlerësim pozitiv Shqipërisë dhe reformave të ndërmarra gjatë vitit të fundit
LEXONI GJITHASHTU:
- Raporti i KE: Shqipëria shënon progres në reforma
- Progres-raporti i KE, Xhaçka: BE të mbajë premtimin, vonesat ndikojnë në uljen e besimit
- Progres-raporti i KE-së, Soreca: Konfirmoi se Shqipëria i ka përmbushur kushtet
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta