Soreca: Progres-raporti konfirmoi se Shqipëria i ka përmbushur kushtet

20 Tetor 2021 | 09:46

Ambasadori i Bashkimi Europian në Tiranë, Luigi Soreca deklaroi se progres-raporti i KE-së konfirmoi që Shqipëria i ka përmbushur kushtet që ishin përcaktuar.

Ambasadori nënvizoi se duhet të mblidhet sa më shpejt Konferenca e Parë Ndërqeveritare për Shqipërinë në lidhje me negociatat.

“Raporti vjetor që ne kemi prezantuar sot bazohet në metodologjia e re.  Është një vlerësim i drejtë i situatës në Shqipëri në lidhje me rrugëtimin e saj drejt BE-së që prej vitit 2020. Janë dhënë meritat aty ku i takojnë Shqipërisë dhe janë theksuar ato fusha ku përparimi ka qenë i pamjaftueshëm dhe ku kërkohet më shumë vëmendje”, u shpreh z. Soreca.

“Në raport thuhet se pavarësisht sfidave në të kontekst të shënjuar nga pandemia, Shqipëria ka vijuar me përparimet me reformat që kanë të bëjnë me BE dhe rezultate të prekshme”, shtoi ai.

KE i dha një vlerësim pozitiv Shqipërisë dhe reformave të ndërmarra gjatë vitit të fundit, në progres-raportin e publikuar të martën.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026