Projekti “Portave e Alpeve”, Rama: Investim 100 mln euro për turizmin malor

19 Prill 2026 | 10:30

Kryeministri Edi Rama tha në podkastin e tij ‘Flasim’ se projekti “Porta e Alpeve” është një investim madhore që synon transformimin e turizmit malor.

Ai shpjegoi se projekti është i bashkëfinancuar me Bankën Europiane të Investimeve dhe kap vlerën e 100 milionë eurove, duke synuar përmirësimin e infrastrukturës rrugore, transportit, ujësjellësit, menaxhimit të ujërave të zeza, si dhe restaurimin e trashëgimisë historike të zonës.

“Porta e Alpeve përbën një ndërhyrje të drejtpërdrejtë me një investim masiv prej 100 milionë eurosh, i bashkëfinancuar me Bankën Europiane të Investimeve, për zhvillimin e mëtejshëm të turizmit, me fokus turizmin malor. Është një projekt për të cilin kemi punuar për një kohë të gjatë, që synon të lidhë më mirë zonat e veriut me njëra-tjetrën dhe me pjesën tjetër të vendit, padyshim duke krijuar aksese të lehta dhe të qëndrueshme gjatë gjithë vitit,” tha Rama.

Sipas Ramës, kjo nismë ka potencialin për të dhënë një nxitje të madhe zhvillimit ekonomik dhe turizmit në veri.

“Kjo është qasja e integruar e një projekti që nuk trajton vetëm një segment, një aspekt, por ka një shtrirje gjithëterritoriale dhe synon, dhe besoj ka të gjithë potencialin, për t’i dhënë një nxitje ekstra zhvillimit të turizmit dhe të ekonomisë në veriun e vendit,” u shpreh Rama.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbardhen 5 propozimet e Celibashit për ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Përdorimi i burimeve shtetërore gjatë fushatave zgjedhore duhet të marrë një trajtim më të qartë ligjor. Ky ishte mesazhi i kreut të Komisionit Qendror të...
20:17 | 28/07/2026

Gjiknuri: Nuk besoj se ndonjë zgjidhje absolute jep rezultat në dobi të zgjedhjeve

Përdorimi i administratës dhe burimeve shtetërore gjatë fushatave elektorale ishte në qendër të diskutimeve në tryezën e organizuar nga Komisioni i Posaçëm Parlamentar për reformën...
18:20 | 28/07/2026

Përgjimet e SPAK për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, prokurori Prençi: Çfarë pune i kreve? Përgjigjet Shkreli

Detaje të reja janë zbardhur nga dëshmia e kryetarit të Bashkisë së Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli si dhe nga përgjimet telefonike gjatë komunikimeve të...
15:26 | 28/07/2026