Projektligji, si do të përzgjidhen strukturat e reja të administrimit të zgjedhjeve

26 Qershor 2020 | 08:53

Kodi i ri zgjedhor i dakordësuar mes partive kryesore të vendit, do të shkrijë përfundimisht Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) duke rimodeluar administrimin e procesit me “Komisioner Shtetëror të Zgjedhjeve”, “Komision Rregullator” dhe “Komision të Ankimeve dhe Sanksioneve (KAS).

Nga projektligji i bërë publik të premten bie në sy formula me të cilën do të zgjidhen komisioneri, nënkomisioneri dhe anëtarët e KAS-it.

Sipas draftit të ndërmjetësuar mes partive kryesore, zgjedhja e Komisionerit do të bëhet përmes një komisioni të posaçëm parlamentar ku opozita do të ketë një të dërguar si përfaqësues me të drejtë skualifikimi të një prej 3 kandidatëve që do të listojë komisioni.

“Dy kandidaturat e tjera i paraqiten për votim Kuvendit,” – thuhet në projektligj.

Kandidaturat për nënkomisionerin përzgjidhen nga përfaqësuesi i opozitës, komisioni parlamentar ka të drejtë të skualifikojë një prej 3 kandidatëve dhe më pas “dy kandidaturat e tjera do t’i paraqiten Kuvendit për votim”.

Për Komisionin Rregullator dhe KAS-in, të cilët do të kenë nga 5 anëtarë përzgjedhja e emrave do të bëhet me listë të përbashkët ku dy prej tyre do të mund t’i propozojë përfaqësuesi i opozitës dhe 3 të tjerët komisioni parlamentar.

Komisioneri, anëtarët e Rregullatorit dhe anëtarët e KAS-it zgjidhen me jo më pak se 84 vota në parlament.

Për sa i përket mandateve, komisioneri do të ketë mandat 7-vjeçar, nënkomisioneri 4-vjeçar, anëtarët e Rregullatorit mandat 5-vjeçar, ndërsa KAS-i mandat 9-vjeçar.

Në projektligj bie në sy fakti që KQZ-së i jepet e drejta të refuzojë listat e partive nëse nuk kanë respektuar kuotat gjinore me të paktën 30 për qind kandidatura vajza, ndërsa qeverisë i ndalohet të marrë vendime favorizuese 4 muaj para zgjedhjeve dhe aktivitetet e saj do të kërkojnë leje nga KQZ-ja.

Me reformën e re zgjedhore, zgjedhjet do të mund të mbahen vetëm në periudhat 15 prill-15 maj, ose 15 tetor-15 nëntor.

Ndryshimet e kodit zgjedhor u bënë pas rreth 6 muajsh debatesh mes palëve politike, ku me ndërhyrjen e ndërkombëtarëve, opozita jashtëparlamentare detyroi ngritjen e një tryeze jashtë Kuvendit për të ndërmjetësuar një reformë konensuale.

Projektligji i ndërmjetësuar pritet të kalojë në parlament, ku javët e fundit ka pasur deklarata të zellshme prej opozitës parlamentare se nuk do ta miratojë atë nëse nuk shoqërohet me shtesa për ndryshim të sistemit zgjedhor.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026