Projektligji, të huajt mund të blejnë tokë bujqësore në Shqipëri 7 vite pasi të anëtarësohemi

14 Maj 2026 | 15:43

Të huajt mund të blejnë tokë bujqësore në Shqipëri por kjo do të jetë  e mundur 7 vite pasi vendi të jetë anëtarësuar. Një projektligj i nxjerrë për konsultim nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural “Për kalimin në pronësi të tokës bujqësore tek personat fizikë dhe juridikë të huaj”, hap rrugën për blerjen e tokës bujqësore nga shtetas dhe kompani të huaja, me efekt pas anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Projektligji përcakton se “personat fizikë dhe juridikë të huaj mund të fitojnë të drejtën e pronësisë mbi tokën bujqësore private ose për tokën bujqësore e përfshirë në fondin ‘tokë bujqësore shtetërore e disponueshme ’”.

Sipas draftit, e drejta e blerjes do të kufizohet “për 2 ha brenda një bashkie dhe deri 30 ha në shkallë Republike”.

Dokumenti specifikon se personat e huaj “kanë të drejtë të blejnë tokën bujqësore vetëm për investime në fushën e bujqësisë si në pronë shtetërore ose private”.  Projektligji përcakton gjithashtu se “kalimi i së drejtës së pronësisë lejohet vetëm për tokën bujqësore dhe nuk përfshin kategori të tjera të pasurive të paluajtshme”.

Në nenin për kriteret e fitimit të pronësisë, drafti parashikon që personat fizikë dhe juridikë të huaj mund të fitojnë tokë bujqësore vetëm nëse “janë rezident të përhershëm në Republikën e Shqipërisë për një periudhë jo më pak se 5 vjet”.

Po ashtu, ata duhet “të kenë zhvilluar veprimtari bujqësore ose agrobiznesi në Republikën e Shqipërisë, të dokumentuar për të paktën 3 vjet”, si dhe “të kenë arsim ose përvojë profesionale në fushën e bujqësisë”.

Drafti kërkon gjithashtu që aktiviteti të ushtrohet “përmes një shoqërie tregtare të regjistruar në Republikën e Shqipërisë”.   Projektligji ndalon tjetërsimin e tokës bujqësore në favor të të huajve kur prona “është objekt i dosjeve për kthimin dhe kompensimin e ish-pronarëve”, “është objekt i projekteve ose investimeve strategjike”, apo “shtrihet në zona me karakter ushtarak ose me rëndësi të veçantë për sigurinë kombëtare”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026