Prokurori i Vatikanit kërkon dënim me burg për priftin e akuzuar për abuzim seksual

16 Korrik 2021 | 09:34

Një prokuror në Vatikan i ka kërkuar gjykatës të enjten që të dënojë Rev. Gabriele Martinelli, një prift italian, me akuzën se ka abuzuar seksualisht me një prej djemve të altarit gjatë një seminari për të mitur.

Ky është rasti i parë ku ngrihen akuza për abuzime seksuale me të mitur brenda mureve të Vatikanit.

Prokuroria ka kërkuar 12 vite burg për akuzat “dhunë e rëndë trupore” si dhe “akte të rënda lirie”, ndërsa ish-prifti mund të përfitojë nga ulja e dënimit për shkak se ka qenë edhe vetë i mitur në kohën kur pretendohet se ka ndodhur krimi.

Më herët gjatë gjyqit, viktima tha se kishte shkuar në seminar në moshën 13-vjeçare ndërsa Martinelli filloi ta ngacmonte seksualisht disa muaj më pas.

Prokuroria pretendon se Martinelli ka përdorur autoritetin e tij si figurë me pozicion të lartë në seminar për të kërcënuar e detyruar të riun për të kryer gjeste të turpshme nga viti 2007 deri në 2012.

Martinelli ka hedhur poshtë të gjitha akuzat.

Kjo nuk është hera e parë që akuza të tillë i drejtohen ish-priftit. Në 2017, disa djem të tjerë akuzuan hapur Martinellin se i kishte ngacmuar seksualisht.

Gjyqi pritet të vazhdojë të premten.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026