Prokuroria e Fierit dërgon në gjyq avokaten dhe përkthyesen për falsifikim dokumentesh

27 Maj 2026 | 12:16

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Fier ka dërguar për gjykim një avokate dhe një përkthyese, të cilat akuzohen për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, e kryer në bashkëpunim, sipas nenit 186/2 të Kodit Penal.

Sipas hetimeve të procedimit penal nr. 857 të vitit 2025, rezulton se më 29 maj 2025, në Zyrën e Gjendjes Civile në Bashkinë Fier është depozituar me postë një vendim gjyqësor i Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, i datës 12.02.2025, me kërkues shtetasin F.H. dhe me objekt njohjen dhe dhënien e fuqi ligjore në Shqipëri të një vendimi të një gjykate në Greqi.

Pas verifikimeve hetimore, ky vendim ka rezultuar i falsifikuar.

Nga hetimet dhe administrimi i provave ka rezultuar se dokumentet e dërguara me postë janë dërguar nga shtetaset A.K. dhe A.M., të cilat, sipas prokurorisë, janë paraqitur disa herë në Zyrën e Gjendjes Civile për t’u interesuar mbi procedurën. Po ashtu, A.M. dyshohet se ka tentuar të ndikojë në regjistrimin e dokumenteve, duke u paraqitur si njohëse e legjislacionit.

Sipas dosjes hetimore, e pandehura A.K., në bashkëpunim me avokaten A.M., ka falsifikuar dhe përdorur dy vendime gjyqësore atë të Gjykatës së Apelit në Tiranë dhe një vendim të një gjykate greke me qëllim realizimin e zgjidhjes së martesës së shtetasit F.H. përmes një dokumentacioni të falsifikuar, si dhe krijimin e një procedure për njohjen e këtij vendimi në Shqipëri.

Prokuroria e Fierit thekson se mbetet e angazhuar për garantimin e integritetit të dokumentacionit zyrtar dhe funksionimin e rregullt të administratës publike, si dhe për ndëshkimin e çdo veprimi që cenon ligjshmërinë në hartimin dhe përdorimin e dokumenteve zyrtare.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Hoxha me të rinjtë në Jalë: Anëtarësimi në BE kërkon përfshirjen tuaj. Evropa fillon në shtëpi

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, së bashku me Kryeministrin Edi Rama morën pjesë në një dialog të hapur me 150 aktivistë...
18:46 | 11/07/2026

E rëndë në Kolonjë, ndërron jetë një 36-vjeçar. E zuri poshtë një trup druri teksa e ngarkonte

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kolonjë ku ka ndërruar jetë një 36-vjeçar. Raportohet se ai po ngarkonte trupa druri në një subjekt privat....
18:34 | 11/07/2026

Kanye West pritet nga Edi Rama, kryeministri ndan pamjet

Një nga reperët më të njohur në mbarë botën, Kanye West, është pritur nga kryeministri Edi Rama. Këtë e bëri të ditur vetë kryeministri teksa...
18:34 | 11/07/2026