Prokuroria e Përgjithshme i përgjigjet Metës për verifikimin e ministrave të ‘Rama 3’
Prokuroria e Përgjithshme i ka kthyer përgjigje interesimit të kreut të shtetit për verifikimin e 16 emrave të propozuar për ministra në kabinetin “Rama 3”.
Në përgjigjen e saj, Prokuroria thotë se asnjë nga emrat e propozuar nga kryeministri i vendit “nuk është i proceduar”.
Presidenti Ilir Meta kërkoi konkretisht nga Prokuroria që të vihet në dijeni pa cenuar sekretin hetimor për kandidatët për ministra, që mund jenë në hetim brenda datës 18 shtator, kur ka edhe afatin e fundit për dekretimin e tyre.
Krahas prokurorisë, burime nga SPAK i thanë Euronews Albania se shkresa e Presidenti Meta për verifikimin e 16 ministrave të propozuar, ka mbërritur edhe në Prokurorinë e Posaçme.
Pas formimit të Parlamentit të ri, Presidenti Meta dekretoi Ramën për formimin e qeverisë së re si kryetar i partisë fituese të zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit.
Nëse emrat e listuar për kabinetin e ri qeveritar “Rama 3” do të dekretohen nga Meta, atëherë Parlamenti është organi i fundit, i cili do të thotë fjalën e fundit përmes votës.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta