Prokuroria e Përgjithshme përfundoi hetimet, mbërrin në KLGJ shkresa për gjyqtaren Irena Gjoka
Shkresa e Prokurorisë për gjyqtaren Irena Gjoka ka mbërritur pasditen e së mërkurës në Këshillin e Lartë Gjyqësor. Shkresa do të shqyrtohet nga komisioni i zhvillimit të karrierës pranë KLGJ që më pas t’i përcillet mbledhjes së anëtarëve të KLGJ.
KLGJ sipas ligjit është institucioni që duhet të shprehet nëse nga rezultatet e verifikimit te thelluar, nga sektori i dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme, Irena Gjoka është apo jo në kushtet e ndalimit për të qenë gjyqtare e posaçme.
Prokuroria e Përgjithshme më herët bëri me dije se “bashkë me vendimin autentik, Prokuroria i ka përcjellë KLGJ-së edhe vendimin autentik të arkivimit të prokurorit grek lidhur me dënimin, për shkak të mos-ekzekutimit”.
Në të njëjtën kohë, SPAK po zhvillon hetime për këtë rast në një procedim penal pa emër. Irena Gjoka ka gjykuar dosje të rëndësishme që përfshijnë politikanë, zyrtarë të lartë dhe personazhe të krimit të organizuar, duke e bërë këtë proces një verifikim me interes të lartë publik.
Aksident në Korçë, makina përplas karrocën me një fëmijë brenda. Detajet e para
Fati i Ervin Matës! Artan Hoxha: Në Brazil drejtësia është e shtrenjtë
Aksidenti në Portin e Durrësit, ndërron jetë në spital 62-vjeçari nga Kosova (EMRI)
- 16:45 Kroacia bllokon Malin e Zi në Kapitullin e 31 për rrugën drejt BE-së, zbulohet arsyeja e vetos së Zagrebit
- 16:40 Aksident në Korçë, makina përplas karrocën me një fëmijë brenda. Detajet e para
- 16:38 Fati i Ervin Matës! Artan Hoxha: Në Brazil drejtësia është e shtrenjtë
- 16:31 Aksidenti në Portin e Durrësit, ndërron jetë në spital 62-vjeçari nga Kosova (EMRI)
- 16:24 GJKKO dënon 6 zyrtarë të Bashkisë Divjakë për shkelje në tendera
- 16:19 Ministri Katz: SHBA po bllokon sulmet izraelite ndaj objektivave energjetike iraniane